Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti iu ka përgjigjur akuzave të deputetit të LDK-së, Anton Çuni

Xhaviti i “dy-tre milionëve të imëta nëpër duar” zgjidhet kryetari i PDK-së ë Pejë, por jo më meritori i Pejës dhe i Rugovës

Sesa demokratike janë zgjedhjet brenda PDK-së u pa edhe në rastin e Pejës, ku kjo parti është ndër më të dobëtat në komunat e Kosovës. Zgjedhja për kryetar të degës ishte pazar paraprak i   Kadri Veselit, zëvendësit të vet në Kuvendin e Kosovës, zgjedhje e njeriut  i cili pa pikë turpi thotë se Kuvend se “nga dy-tre milionë euro të gjithë i kemi nëpër duar si para të imëta”, pale pastaj sa janë ato të trashat. Meqë është për paratë e korrupsionit natyrisht se Xhavit Haliti zgjidhet kryetar,  por po të ishte për merita, për atdhetari, për luftë kundër okupatorit serb, gjakun e derdhur për lirinë e Kosovë, për gjymtyrët e lënduara në luftë, po të ishte për meritë ndaj kombit e atdheut duhet të zgjidhej Salih Lajçi, i burgosuri politik i vitit 1981, projektuesi i organizatës “Pavarësia” qysh në vitet  80-të të shekullit të kaluar  bashkë me vëllanë e tij Selmanin po ashtu ish i burgosur dhe dëshmor i luftës së UÇK-së. Salih Lajçi ka qenë edhe komandant i Brigadës 136, Rugova të Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës  së UÇK-së. Por PDK-ja është në një situatë ku nuk i duhen kuadro meritorë dhe të pakorruptuar, sepse ata i bëjnë dëm partisë me pastërtinë e tyre, i duhen Xhavitë e plevitë, që dredhin e zhdredhin, të tillë që luftën e Kosovë e kanë parë në hotelet e Tiranës dhe një pjesë të saj e kanë komanduar nga atje, por jo duke luftuar përballë forcave okupatore  si Salih Lajçi dhe trimat e trimëreshat e UÇK-së, por duke u marrë me fonde dhe biznese të makro-niveleve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …