Avokati, Natal Bullakaj; Para një jave është njoftuar se Remzi Shala, ishte kidnapuar nga persona të panjohur

Remzi Shala, pasi nuk iu ka përgjigjur ftesës nga Gjykata Speciale është arrestuar nga Policia e Kosovës

Natal Bullakaj, avokati i luftëtarit të lirisë, Remzi Shalës,  ka thënë se ai është arrestuar në shtëpinë e tij, pasi që ka pasur urdhër arrest, ndërkohë që është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Remzi Shala, ish ushtar i UÇK-së i njohur si komandant ‘Molla e Kuqe” ishte arratisur nga Kosova menjëherë pasi që atij i kishte ardhur ftesa për tu paraqitur para zyrave të Prokurorit të Specializuar të Hagës. Remzi Shalës i kishte ardhur edhe një ftesë nga Specialja, e për të cilën ai kishte thënë se nuk do t’i përgjigjet në asnjë formë.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …