Greqia kundër zyrtarëve shqiptarë që nuk iu shërbejnë interesave greke

Mbi një qind të lindur në komunën e Deçanit kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, brenda vitit 2018

Mbi një qind qytetarë të lindur në Komunën e Deçanit kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, vetëm brenda vitit 2018, bëjnë të ditur zyrtarë të Administratës Komunale. Shefja e Gjendjes Civile në Komunën e Deçanit, Hate Shehu, ka thënë se është shqetësuese heqja dorë e mërgimtarëve deçanas nga shtetësia e Kosovës, “Gjatë vitit të kaluar 108 qytetarë të kësaj komune që jetojnë jashtë janë liruar nga shtetësia, pasi shtetet si Zvicra, Gjermani, Austria, Italia, Suedia,… nuk lejojnë dyshtetësi dhe qytetarët detyrohen të kërkojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës”, ka thënë Shehu. Ajo ka theksuar se gjatë vitit të kaluar ka pasur mjaft punë me kërkesat e shumta të qytetarëve të kësaj komune për të nxjerrë dokumente të ndryshme personale. Sipas të dhënave nga Zyra e Gjendjes Civile në këtë komunë, Administrata komunale në Deçan, gjatë vitit 2018 ka lëshuar 51 mijë e 610 dokumente të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …