leoni

Sanxhaku

Kërkohet statusi special për Sanxhakun me Kushtetutë, parlament, guvernator dhe gjyqësor

Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar njoftoi iniciativën me të cilën kërkohet status i veçantë për rajonin e Sanxhakut i cili shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi, i cili do të nënkuptonte të ketë  kushtetutën e vet të cilën e cila do të përpilohet  nga ekspertët e Bashkimit Evropian. Në lidhje me çështjet brenda kompetencës së tij, Sanxhaku do të  aprovonte ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët do t’i jepet statusi i popujve konstituiv, thuhet në këtë  iniciativë. Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet. “Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-ja, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhet në kuadër të Komitetit të Posaçëm për  Sanxhakun e Bashkimit Evropian”, thuhet në  dokument. Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar përgjithmonë, nën kontrollin e OKB-së dhe BE-së.

Sipas kësaj iniciative, siç thuhet nënkuptohet se autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve nga krijimi i statusit të veçantë t’i tërheqin të gjitha forcat ushtarake nga krahina e Sanxhakut, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në rrethana normale, ndërsa kufiri i Sanxhakut të kontrollohet nga  forcat ndërkombëtare. Krahina e Sanxhakut në të cilën do të krijohet status të veçantë përfshinë territoret e komunave  jo vetë të atyre në Serbi , por edhe ë Mal të Zi:  Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Plevla, Bijello Pole, Beranë, Andrijevicë, Petnjcë, Guci, Plavë dhe Rozhajë. (Ismet Azizi)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …