Brickos

Xhaxho Plaku: Më prek edhe njëherë po ta mbajti

Pse sot heshti Kurveleshi,
Libohova e Llazarati ?!
Panë Shqipen plasur për sheshi.
E goditi Bularati.

Si kish ndodhur Shqipes kurrë
Të ndihej kaq rraskapitur,
Si s’doli zot asnjë burrë,
Një nga zogjtë që vet kish rritur.

Çjanë këta trima që erdhën
Dhe u ulën këmbëkryq,
Një Flamur si det e derdhën,
Bardhë e blu në cep një kryq!

Më tha mirë një Mik një natë:
“E ka prapa bishtin Dardha”.
Sot dëgjuan pastër thatë:
“Zjarr Shqipërisë, e rroftë Eladha!”

Sy e vesh nuk i besova,
Dhe pse gjallë erdhi jehona;
Për orë të tëra durova
Gjithë televizionet tona .

Live nga vëndi krimit,
Në Shqip shumë telekronistë,
Më te zellshëm se sa grekët,
Bënë hero një terrorist.

Çjanë këto kërpudha helmi,
Që për tradhëti nuk ndalin?!
Pse s’bëhemi bashkë të vemi,
T’i bëjmë hi, t’u vëmë zjarrin?!

Shtetarët tashmë i dimë,
Nga i fundit te i pari;
Në një emërues vijmë:
Janë rracë e farë tradhëtari.

Po pse ka zamallahi,
Ka hero apo kalë Troje,
Grekët djalin e bënë hi,
Kanë gatitur tjetër shtroje .

Pse u zbythëm ne kaq keq,
Pse mori kaq hov Greqia;
Pse më shkon mëndja për dreq,
Duhet zbehur Çamëria?

Ju tradhëtarët nëpër zyra,
Që me Grekun bëni pakte,
Si s’u skuqet pak fytyra,
Kur tradhëtia del me fakte?!

Popujt miq ishin dhe janë,
Si Greqia dhe Shqipëria,
Po tonet në qiej vane,
Se është ulë këmbëkryq hajnia.

Unë them: vrasje mos pastë më!
Kjo që ndodhi, iku e vajti.
Sot dy palë shtetarë thane:
Më gjuaj prap po ta mbajti.

Dy fjalë “Agimit të artë”,
Që sot mu faneps në derë:
Kujdes, a dreqi të marrtë,
Dhe mbi flori hidhet Serë. 

 

8. 11. 2018

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …