E nderuara Familje Qeriqi,
E nderuara Redaksi e ‘Radio Kosova e Lire’ & TV Dielli,
Te nderuar bashkeluftetare, bashkemendimtare dhe bashkatdhetare te Bace Ahmet Qeriqit,
Me pikellim e dhembje te thelle mesova lajmin e hidhur te shkuarjes ne amshim te Bacit Ahmet, prandaj ju shpreh ngushellimet e mia te sinqerta!
E kam degjuar per here te pare emrin e tij te madh e te nderuar qysh ne vitet e studimeve ne Prishtine.
Qe nga ajo kohe emri i tij na ka frymezuar dhe na frymezon ne vijimesi, ashtu sic na frymezon e do te na frymezoje edhe qendresa e veprimtaria e tij e parreshtur atdhetare.
Ahmet Qeriqi ishte nje shpirt i zjarrte i atdhedadhurise, i cili e mbajti te gjalle dhe e shperndau gjithandej flaken e idealeve kombetare.
Qendresa e tij ishte epike dhe se ate nuk e thyen kurre as grilat e Bastiljave te Jugosllavise titiste, as intrigat e serbofileve hileqare e ziliqare, as sfidat e panumerta ne lufte dhe as ndeshtrashat e shumta ne paqe.
Me veprimtarine e tij te shumanshme politike ai deshmoi gatishmerine per sakrificen me supreme, me veprimtarine e tij publicistike ai punoi e gjakoi me gjithe qenien per Kosoven e lire, me veprimtatine e tij letrare e artistike ai synoi e kontribuoi pa pushuar per zgjimin e ndergjegjes kombetare si dhe per vetedijesimin ndaj atdheut, kombit, gjuhes, shtetit dhe kultures sone iliro-aeberore.
Ahmet Qeriqi mbetet nje figure sa e madhe po aq edhe e dashur atdhetare.
Ai ishte njeriu memedhetar e profesori i urte, njeriu i mencur e idealisti i paperkulur.
Ai besonte ne peshen e fjales dhe se me fuqine e fjales u ngrit gjithmone kunder padrejtesive e djallezive qe shekujt kishin mbjellur aq egersisht kunder kombit te tij dhe kunder tokes se tij, qe ai i deshti, i nderoi dhe i lartesoi me krenarine e tij te ligjshme si shqiptar e bir shqiptari.
Tribun i fjales se lire e prijatar per lirine e popullit te tij, ne kohe burgjesh ai u misherua ne nje udherrefyes brezash, ne kohe lufte ai u misherua me misionin e shenjte te Radios Kosova e Lire, ne kohe paqe ai serish u misherua me vizionin e Kosoves se lire dhe u pozicionua e u rreshtua si gjithmone: drejt, ballelarte e krenar, gjithmone ne sherbim te ceshtjes shqiptare e te kombit shqiptar, me mish e me shpirt.
Ahmet Qeriqi eshte nje jete e shkrire per lirine e mevehtesine e Kosoves. Me mendimin e tij te drejte prej nje misionari atdhetar si dhe e me penen e tij te mprehte, ai ka lene gjurme te pashlyeshme, si ne fushen e idealit te madh te ardhedashurise, ashtu edhe ne fushen fisnike te publicistikes se mirefillte atdhetare e te artit te shkruar te vlerave letrare ne fushen e letersise.
Gjithe jeten e tij, Ahmet Qeriqi ne zemer ka patur nje ideal dhe nje emer te shenjte:
MEME SHQIPERI.
Eshte pikerisht ky emer qe e shoqeron ate ne perjetesi. Dhe vertete a mund te kete madheshti tjeter si kjo? A mund te kete nderim me te madh se ky? A mund te jete rastesi qe nje njeri i shquar si per atdhedadhuri ashru edhe per shpirtbardhesi, shkoi pikerisht sot me 7 mars tek shoket e tij te luftes e te punes, tek Rilindasit trima e memedhtare, tek pishtaret e drites e te diturise, tek ata qe e ben Shqiperine me hir dhe me pahir…
Duke shprehur dhembjen dhe pikellimin e thelle, shpreh njekohesisht dhe ndjenjen e respektit me te thelle e te mirenjohjes pa kufi qe nuk ma ktheu kurre asnje shkrim dhe qe m’i botoi te gjitha.
Baca Ahmet, t’i pacim te gjitha hua!
Ne, bashkemendimtaret dhe bashkudhetaret e tu te perjeteshem!
Londer, 7 mars 2025