Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: A ju ka shkuar mendja ndonjëherë

Pyetja eshte e drejteperdrejte:

A ju ka shkuar mendja ndonjehere dhe a ju shkon mendja sot se Serbia pushtuese kishte ne Kosove rreth 60 000 bashkepunetore te niveleve, profileve dhe shtresave te ndryshme? Ketu nuk po i fus te tjeret qe ishin “duaxhinj” e mbeshtetes te formave te ndryshme dhe qe çonin uje ne mullirin e Serbise me angazhimin e tyre “profesional”… A ju shkon mendja ndonjehere se te gjithe keta 60 000 (hiq ata qe kane ikur nga kjo bote me faqen e nxire te bashkepunetorit) sot jane te gjithe ne pozita politike, ne shkolla e universitete, ne institucione kulturore, ne medie, ne sistemin e drejtesise, ne sistemin e sigurise (polici, AKI, FSK…) dhe ne administraten publike! Keta jane edhe pervetesuesit, “uzurpuesit” dhe shfrytezuesit me te medhenj te pasurive te Kosoves! Jo vetem keta! Por edhe gjithe pjella e tyre jane pjese e sistemit tone ekonomik, politik e shteteror pa perjashtim! Ma gjeni nje te vetem nga soji i tyre ne Kosove qe eshte i papune! Prandaj, drejtohet gishti nga veteranet qe po perfitokan nje “lemoshe” nga vendi i tyre! Prandaj, veteranet jane vendosur ne tabele te qitjes dhe tregohen ne çdo rast si “kercenim” per buxhetin e Kosoves dhe per vete qendrueshmerine financiare te shtetit! Me kete duan te thone se ne kete vend mund te hane maca e kuca, zagare e zuzare, kolaboracioniste e te korruptuar, bandite e kriminele te veshur me kostum e kollare, por jo ata qe mbajten barren e Luftes Çlirimtare, jo populli fukara qe ishte mbeshtetja themelore e Luftes! Pasi i diskriminuan ne te gjitha fushate, pasi i alne pa pune e pa buke duan t’ua heqin edhe kete “lemoshe”!

Prandaj, Qeveria nuk e shfuqizon Komisionin per verifikim te veteraneve, sic e shkarkoi komisionin per demarkacionin(!), dhe nuk e themelon nje Komision te ri per (ri)verifikimin e listave te “famshme”! Sepse kjo Liste e veteraneve u duhet ne tabelen e qitjes si pjese e fushates kunder Luftes Çlirimtare dhe kunder vete lirise dhe pavaresise se Kosoves! Prandaj, u duheje nje ligj i dobet dhe me plote pasaktesi per veteranet, invalidet e deshmoret! Prandaj, u dashte te priteje gati nje dekade gjysme per kete ligj! Prandaj, nuk u publikuan kurre listate e bashkepunetoreve te Jugoserbise dhe nuk u be “verifikimi” i tyre! Prandaj, ne sheshet e Prishtines nuk ka vend edhe pas dy dekadash per Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, por ka vend per kolaboracionistet! Prandaj, edhe sot, pas gati dy dekadash lirie, nxirret ne pazar liria, pavaresia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikes se Kosoves! Prandaj, liria, pavaresia dhe sovraniteti i Kosoves, dy dekata pas çlirimit, duhet te bisedohen me Serbine dhe duhet t’i pershtaten interesave te saj! Prandaj, me shume shqiptare kane ikur nga Kosova e tyre pas Luftes se para saj! Prandaj, keta faqezinj, zuzare e zagare kolaboracioniste e te korruptuar, mendojne qe bota duhet t’ua siguroje kafshaten e bukes e strehen qytetareve te Republikes se Kosoves, ndersa Kosova dhe pasurite e saj te behen çiflik i tyre! Prandaj, prandaj, prandaj…

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Gjenerali Hammerstein ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të MM dhe FSK

Sot zyrtarisht miku ynë Gjeneral Ralph Hammerstein, Drejtor i deritanishëm i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës …