Brickos

Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Jemi bashkë jo vetëm për t’i nderuar dëshmorët por edhe për ta çuar në vend amanetin e tyre

Edhe sot në Gllogjan, edhe dje në Prekaz, por edhe për çdo ditë anekënd Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare organizohen homazhe, vendosen lule, bëhen tubime dhe akademi përkujtimore për dëshmorët dhe heronjtë tanë… U tha sot në Gllogjan, siç u tha edhe dje në Prekaz (5-6-7 Mars) e siç po thuhet kudo para varrezave të dëshmorëve e heronjve: “Jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar e kujtuar dëshmorët e heronjtë që ranë për lirinë e popullit tonë”… Ne, të gjallët, pa dallim partie, feje e krahine, do të duhejë të ishim bashkë dhe të bashkuar për ta çuar në vend POROSINË e dëshmorëve e të heronjve tanë… Nuk kemi pse bëhemi bashkë për t’i nderuar dëshmorët e heronjtë tanë në këto kohë të vështira… Ata kanë nderuar veten e tyre, familjet dhe ATDHEUN-SHQIPËRINË me gjakun e tyre. Nuk kemi pse bëhemi bashkë as per t’i kujtuar ATA, të pavdekshmit… Dëshmorët dhe heronjtë kujtohen duke jetuar e punuar me POROSINË e tyre çdo çast e çdo orë të jetës sonë… Nuk mund t’i nderojnë e kujtojnë dëshmorët e heronjtë ata që çdo çast e çdo orë të jetës së tyre, para, gjatë e pas luftës, i kanë shërbyer, janë angazhuar dhe kanë bashkëpunuar (edhe po bashkëpunojnë!) me pushtuesin e Kosovës e të tokave tjera të Shqipërisë! Nuk mund t’i nderojnë dhe kujtojnë dëshmorët e heronjtë as ata që luftuan tri ditë a tri vjet, madje as ata që vërtet shkëlqyen me luftën dhe trimëritë e tyre, mirëpo pas luftës, qe 19 vite, janë angazhuar e kanë punuar, kush më shumë e kush më pak, kush më herët e kush më vonë(!), kundër POROSISË së dëshmorëve e heronjve për çlirimin dhe pavarësimin e plotë të Kosovës nga Serbia dhe për çlirimin e bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë! Te dëshmorët dhe heronjtë shkohet me “raportu” se çka dhe sa po bëhet për ta çu në vend amanetin-porosinë e tyre! Kjo vlen kryesisht për ata që kanë marrë përgjegjësi, mandat e pushtet nga ky popull edhe në emër të luftës e të gjakut të dëshmorëve e heronjve për ta pavarësuar plotësisht Kosovën nga Serbia… Por që në fakt kanë bërë dhe po bëjnë marrëveshje për ta lidhur sa më shumë Kosovën shqiptare me Serbinë dhe për ta garantuar praninë e Serbisë dhe të interesave të saj në Kosovë!!! Janë të njëjtit që dje votuan për t’ia falur edhe 8 200 hektarë tokë Malit të Zi, kurse sot shkojnë për “t’i kujtuar e nderuar dëshmorët dhe heronjtë”!!!…

 

Xhevat Bislimi: Demagogjia e Bashkimit Evropian

 

Demagogjia e Bashkimit Evropian e ka pershkuar si nje fill i zi gjithe jeten politike dhe “ëndrrën” e shqiptareve per “levizjen e lire”, per demokracine, per lirite, per te drejtate dhe per vlerate evropiane (BE-se)! Kjo demagogji, kjo tirani dhe ky terror psikologjik u intensifikua keta dy-tre muajt e fundit ne te mire te Malit te Zi, te cilit, BE-ja dhe “miqte” tane kerkonin me kembengulje tiranike t’i leshoheshin edhe 8 200 hektare toke!!! Me nje fushate here te karrotes e here te kerbaçit, dhe sidomos permes shantazhimit te krereve te institucioneve shteterore me ane te Gjykates Speciale, mbreme ia dolen qe me dhune policore e me korruptim te disa deputeteve ta ratifikojne tradhtine ne Kuvendin e Republikes!

Per mashtrimin e atyre qe e kane ne gjak te mashtrohen u angazhua nje armate e tere gazetarucesh, opinionistesh, ojq-sh e aktivistesh te paguar e te ushqyer nga qendra kryesisht antishqiptare. I tere ky potencial demagogesh, propagandistesh e altoparlantesh antishqiotare kishin marre persiper ta “bindnin” shqiptarin e njemijenje halleve se me t’u ratifikuar marreveshja e turpshme dhe tradhtare e kufirit me Malin e Zi do te hiqeshin vizate per ne Evrope! Ky mashtrim i BE-se, i “miqve” tane dhe i sahanlepiresve te ushqyer prej tyre nuk zgjati as njezetekater ore!

Sot, BE-ja hoqi “masken” dhe tha se “kushti me i rendesishem per heqjen e vizave (liberalizimin) eshte luftimi i krimit te organizuar dhe korrupcionit”!… Kjo deklarate ua ngriu buzeqeshjen atyre qe kishin besuar qe “liria e levizjes” do te bliheje duke i falur toke Malit te Zi!! Harronin keta truthare se BE-ja dhe “miqte” tane kishin krijuar enklavat serbe, pastaj i shnderruan ne komuna, kishin krijuar Veriun dhe kishin ndare Mitrovicen, kishin rrenuar pronen dhe ekonomine tone, kuptohet me ndihmen dhe bekimin e klases se korruptuar politike! Nuk mund te japin lirine e levizjes ne Evrope ata qe ta kane kufizuar dhe ndaluar kete liri ne Republiken tende, ne vendin tende! Si mund t’u besohet atyre qe kane mbyllur edhe uren e Ibrit, per (ri)hapjen e te ciles kane caktuar afate e data tash sa vjet!

Per secilin nga ne eshte e qarte qe pa ndihmen dhe miratimin e klasese se korruptuar dhe te kriminalizuar politike vendore nuk do t’i kishin keto “suksese” ne Kosove “miqte” tane! Mirepo, edhe pa perkrahjen dhe miratimin e “miqve” tane evro-amerikane Kosova jone e dashur nuk do ta kishte ne shpine kete klase politike te korruptuar e te kriminalizuar deri ne fyt! Pra, mund te perfundojme qe “miqte” tane evro-amerikane dhe klasa politike e korruptuar dhe kriminalizuar jane bere si vellezerit siameze! Faturen e ketij siameziteti po e paguan Kosova e varfer dhe populli i saj i stermunduar.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …