Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Fuqitë e Mëdha me dy kute

Pakica serbe, e cila per fajin e perfqesuesve politike e shteterore shqiptare u BARAZUA me popullin shqiptar ne Kosove (92%), vazhdon ta mohoje dhe kundershtoje shtetin e Kosoves! Perfaqesuesit e saj politike jane te lidhur drejtperdrejte me Beogradin dhe drejtohen e varen direkt prej tij. Deputete, ministra, zevendesministra e zyrtare tjere te pakices serbe ne Kosove marrin urdhera dhe porosi vetem nga Beogradi!!! Ata jane deputete, ministra e zyrtare te institucioneve te Republikes se Kosoves dhe paguhen nga taksapaguesit e Kosoves, mirepo i binden dhe i japin llogari Beogradit!! Fajin per kete situate sa paradoksale po aq edhe te rrezikshme e kercenuese per paqen dhe sigurine ne Kosove e me gjere e ka kryesisht klasa politike dhe shteterore e Kosoves! Jane po keta politikane e krere te institucioneve qe kishin miratuar me fjalen, nenshkrimet dhe voten e tyre ndarjen e qytetit te Mitrovices dhe te Kosoves me pakicen serbe-Serbine!!! Eshte po kjo klase politike-shteterore qe e ka lene Kosoven pa forcat e saj te armatosura: pa ushtri dhe me nje polici te pafuqishme!! Prandaj, Beogradi dhe kreu i tij kercenon, shperfille, perbuze dhe nuk respekton integritetin territorial, pavaresine dhe sovranitetin e Republikes se Kosoves…

Me hile dhe me dy kute po sillen e po veprojne edhe Fuqite e Medha, po ia mbajne anen te fortit (logjike e shtetit, sidomos shtetit te forte)! Serbia, sherbimet e saj te sigurise dhe zyrtaret e larte te shtetit cenojne e dhunojne (edhe i sfidojne) rregullisht dhe boterisht ligjet e Republikes se Kosoves, kufijte e saj, por edhe territorin e Kosoves, ndersa Fuqite e Medha nuk kane ze as vullnet per t’ia thene nje fjale te keqe Serbise!! Zakonisht dhe pergjithesisht presioni behet mbi klasen politike-shteterore te Kosoves! Ky presion eshte shoqeruar edhe me shantazh permes Gjykates se Hages e tash edhe me Gjykaten Speciale!! Ne asnje vend normal te apostrofuarit nga keto gjykata, sidomos tash nga Gjykata Speciale, nuk do te duheje te mbanin funksione politike e shteterore… Mirepo, me sa po duket pikerisht kjo kategori politikanesh dhe pushtetaresh e paten dhe e kane mbeshtetjen e Qendrave te Vendosjes ne bote! Mund te pyet dikush: Pse? Sepse vetem me keta politikane e pushtetare i kane shtyre dhe po i shtyne nismat dhe projektet e tyre per Kosoven!! Vetem me kete kategori politikanesh e pushtetaresh e ratifikuan marreveshjen per faljen edhe te 8 200 hektareve toke shqiptare Malit te Zi dhe tash po tallen me popullin e Kosoves! Vetem me keta do ta themelojne edhe “zajednicen” e vdekur serbe (minishtetin serb) ne Kosoven shqiptare!!

Hileja dhe qendrimi me dy kute i Fuqive te Medha u pa edhe keto dy dite! Pati bere vaki njehere te vetme qe perfaqesuesit e partive politike te shqiptareve ne Maqedoni te shkonin ne Tirane te Kryeministri i Republikes se Shqiperise… Aty u moren vesh qe ta kene nje platforme te perbashket per te drejtate, lirite dhe interesate e popullit shqiptar ne Maqedonine e tij. Nuk ishte platforme qe cenonte te drejtate, lirite dhe interesate e maqedoneve sllave… Ishte krejte ne perputhje me  kushtetuten dhe me Marreveshjen e Ohrit. E, megjithate, nuk e di a pat mbeture ndonje qender e vendosjes ne bote apo ndonje qeveri e ndonje shteti me peshe ne marredheniet nderkombetare qe nuk reagoi dhe nuk e quajti kete platforme si |nderhyrje te Tiranes ne punet e Maqedonise”!!! Ndersa, grupi i deputeteve, ministrave dhe zyrtareve tjere te pakices serbe ne Kosove te gjitha vendimet e tyre (per rrenimin e sovranitetit te shtetit te Kosoves, cenimin e territorit!!…) i marrin ne Beograd ne takimet e kryesuara nga Kryetari (predsedniku) i Serbise! Edhe sot, vendimi i listes serbe per t’u larguar nga qeveria e Republikes se Kosoves u mor ne Beograd ne takimin qe e kryesonte kryetari i Serbise!!! Nuk kemi degjuar ndonjehere qe kjo sjellje dhe veprimtari teresisht armiqesore dhe destabilizuese (me rreziqe dhe kercenime te medha per paqen dhe stabilitetin ne rajon!) e Beogradit te jete denuar nga ndonje qender boterore e vendosjes, nga BE-ja apo nga ndonje qeveri me peshe ne ceshtjet boterore!!!… Heshtja e ketyre Fuqive dhe qendrave, qe nga Serbia kuptohet si miratim i politikave te saj destabilizuese, po e trimeron Beogradin, nga njera ane, dhe po i iriton shqiptaret, ne anen tjeter… Kjo dyfytyresi dhe dykutesi po rezulton problematike dhe me pasoja per paqen-pajtimin midis dy popujve te medhenj ne Iliri: shqiptareve dhe serbeve!… Fuqite e Medha qe e duan paqen dhe stabilitetin ne Siujdhesen Ilirike duhet ta zhvendosin presionin nga Prishtina ne Beograd dhe t:ia njohin dhe respektojne Republikes se Kosoves dhe popullit te saj shqiptar pa ekuivoke te drejten per shkeputje te plote nga Serbia dhe per jete te lire, te pavarur e ne paqe…

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …