Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: LAVDI MARRËZISË!

Kryeministri i dorehequr, tash edhe i humbur ne zgjedhje, paska pranuar doreheqjen e drejtorit te AKI-se, Shpend Maxhuni!… Por, marrezia nuk perfundon ketu: kryeministri i dorehequr dhe i humbur ne zgjedhje i paska dhene te dorehequrit tjeter “Urdherin Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”!! Ani kujt se?! Zera nga zyra e ketij kryeministri te dorehequr e humbes ne zgjedhje po thone se ky veprim ose ky dekorim e ka hidheruar keshilltarin e tij, Halil Matoshin, me shume se numri i paperfillshem i votave qe ka marre… Sepse ky Halili nuk e njeh Gjergj Kastriotin per Hero Kombetar te tij! Ai eshte kosovarac, nuk ndjehet shqiptar! Prandaj po themi: Lavdi marrezise!

Se mos eshte e vetmja marrezi e tij! Me marrezine e tij ia rriti rrogen vetes, ua rriti rrogen atyre qe jane me te korruptuarit dhe pergjegjes (bashke me pushtetin politik dhe legjislativ) per degjenerimin e sistemit te drejtesise, atyre qe ishin bashkepunetore me zell te tepruar te sistemit represiv shteteror kunder popullit dhe rinise shqiptare!… Kurse te vese se “kryetarit historik” te LDK-se dhe bijes se Bajram Vuthit (!) i lidhi pension! Per ruajtjen (nga kush?!) dhe mirembajtjen e shtepise personale-private te atij qe, edhe i vdekur mohon flamurin kuq e zi (shikojeni varrin e tij!), Ibrahim Rugoves, ky Ramushi, me vendim te posaçem, i futi 8 persona ne listen e pagave nga buxheti i shtetit!! Marrezia e tij u shperfaq edhe me numrin astronomik (te pa pare e te pa degjuar!) te ministrive e sidomos te zevendesministrave e keshilltareve!! Nuk mbarojne ketu marrezite e tij! Ato u manifestuan edhe me tendere, kontrata e vendime me efekte financiare te demshme e skandaloze!! Nuk mund te harrohet miratimi-ratifikimi i demarkacionit!! I vetmi flamur i lavdise dhe krenarise i mbeti ai i takses 100 %!! Prandaj, edhe njëherë, Lavdi marrezise!

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …