Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: NË AKADEMINË E “GABUAR”!

Si gjithë të tjerët e si çdo vit shkova në Akademinë që ishte parapare dhe po mbahej, si përherë, për Komandantin Legjendar, për Familjen e Madhe Jashari, për UÇK-në, dhe për Luftën Çlirimtare të kombit shqiptar…

Mirëpo, kësaj here isha “gabuar”! Fjala iu dha Vjosa Osmanit, e cila nisi të dërdëlliste për kryetarin e saj ikanak dhe pragun e shtëpisë se tij !! Kjo paraqitje cenonte inteligjencën, përpjekjen, qëndresën, luftën dhe heroizmin e lavdishëm e unik të Adem Jasharit e të Familjes së Tij dhe të UÇK-së, e të Dëshmorëve të Saj… Fjalimi i saj cenonte ndjenjat liridashëse të veteraneve e të invalidëve të Luftës Çlirimtare dhe të familjeve të Dëshmorëve të Kombit… Kam përshtypjen që kësaj gruaje i mungon formimi dhe edukimi intelektual, kulturor e njerëzor. E kuptoj që këta të gjallët “rugoviste ” kanë shumë nevojë për një figurë si ajo e I. Rugoves se përndryshe si do ta shpjegonin qëndrimin e mbajtur ndaj Lëvizjes Kombëtare dhe ndaj përpjekjeve e Luftës Çlirimtare… Por, kjo mund të bëhet në veprimtaritë e tyre partiake ose në përvjetor të vdekjes së kryetarit të tyre… Koncepti dhe filozofia e tyre për Kosovën dhe lirinë e saj (pritja si dhurate nga qielli e pritja në pjatë e lirisë) është bërë pengesë dhe kërcënim edhe sot për Lirinë dhe pavarësinë e fituar nga Serbia me Luftën e LPK-UÇK-së, me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin dhe me (sidomos!) përkrahjen e Shtetit tonë Amë e të miqve të huaj… “Përqafimi” i këtij koncepti dhe i kësaj filozofie antihistorike e kundër produktive nga “liderët ” e partive tjera (të kapur, të shantazhuar a të joshur) e bënë gjendjen dhe pozitën e Kosovës shqiptare edhe me të VESHTIRE…

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …