Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Nuk ka institucion, sistem a nënsistem që nuk kontrollohet nga grupi i cili e ka uzurpuar Shtetin

Fakti qe Republika jone eshte e kapur nga nje grup njerezish (politikanë e milionerë) ka kohe qe ben muuu… ne Kosove. Kjo “muuu…” tashme po degjohet qarte edhe jashte kufijve tane. Nuk ka institucion, sistem a nensistem e sektor shteti qe nuk kontrollohet nga ky grup! Madje ky grup perpiqet te kontrolloje (me mjaft sukses) edhe shoqerine civile, mediet, po se po, dhe jeten e njerezve qe ky grup i konsideron kundershtare te “pushtetit” te tyre ilegjitim! Sistem teresisht i kapur nga ky grup eshte edhe segmenti themeltar per jeten dhe stabilitetin e nje shoqerie, drejtesia! Me dashje dhe “projekt” ne vendet kyçe te ketij sistemi jane perzgjedhur gjyqtare e prokurore me hipoteka e dosje qe i bejne ata lehtesishte te kontrollueshem nga grupi ose nga oligarket qe po dhunojne Republiken dhe lirite e te drejtate politike, qytetare, ekonomike, kombetare (kryesisht te shqiptareve!) e njerezore te qytetareve te Republikes!

Prokurore dhe gjykates te ketille jane te “shtrenguar” te ndjekin e persekutojne me drejtesine e tyre selektive qytetare e personalitete te “perzgjedhura” nga grupi qe eshte ne rolin e “dhomes se posaçme” per keta prokurore e gjykates te kapur! Nuk ka hiç rendesi nese ka prova kunder personit te “perzgjedhur” per persekutim!

Mjafton fakti qe filan fisteku me shkrimet, fjalimet dhe veprimtarine e tij politike, kulturore, shkencore dhe kombetare publike (krejt legale e kushtetuese) te mos i pelqeje grupit! Per ta furnizuar prokurorin me “fakte” e “skenarei”, qe edhe Holivudi do t’i kishte lakmi, grupi ka “perzgjedhur” hetuesite me besnike! Jane edhe nje pjese e mire e medies dhe portaleve qe i mbajne “ison” grupit per ta diskredituar personin ose personalitetin e perzgjedhur per persekutim! Sikur te mos mjaftonte kjo ne sherbim te grupit vihet edhe “reparti i hijeve”, te cilet, te veshur me “besimin” e shtetit, dalin ne terren dhe bejne propagande e shpifje diskredituese vesh me vesh! Nje dite te bukur me diell personi i perzgjedhur per persekutim, linçim e diskreditim shpallet i pafajshem nga gjykata, ne mungese te fakteve-provave, por ai do te mbetet i”fajshem” ne syte e qytetarit-publikut!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: 1 Maji nuk duhet të jetë festë, por Protestë!

– Në Shqipëri thuajse nuk egzistojnë sindikatat që të organizohen punëtorët për të drejtat e tyre. …