Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: TË GJITHË BASHKË KUNDËR EDI RAMËS!?

Si rrallehere jane bashkuar kunder Edi Rames “kosovaret” e tipit Buzhala, titistet nostalgjike te Jugoserbise, esadistet e tipit Sali Berisha, te korruptuarit, matrapazet, krimi i organizuar dhe nje dore shqiptaresh qe po e luajne karten e patriotizmit vend e pa vend, kohe e pa kohe! Kritikohet, shahet, perbaltet, sulmohet e akuzohet Kryeministri shqiptar, Edi Rama, si pak kush ne kete vend! Ne balle te ketyre sharjeve, shpifjeve dhe akuzave jane ata qe deri dje (jam i bindur edhe sot) benin punen e Jugoserbise ne Kosove dhe paguheshin per te lehur me ham – ham kunder shtetit tone, Republikes se Shqiperise…

Me ta, per fatin e keq te tyre, jane bashkuar edhe disa prej atyre qe iu bashkuan Levizjes dhe luftuan me pushke e me pene per çlirimin e Kosoves se Shqiperise!… Te tillet nuk i theu Serbia, por i theu dhe i koriti deri ne fund lakmia, pushteti e paraja! Te ketillet, qe bene marreveshjet e Brukselit ne dem te Kosoves, qe e bene copa – copa Kosoven e mbetur per “hater” te Serbise, qe ia falen me ngritje dore Malit te Zi edhe 8 200 hektare toke, qe i rehabilituan po me ngritje dore ne Kuvend (me ligj) krimet dhe kriminelet serbe ne Kosove, qe themeluan  Gjykaten Speciale per njollosjen dhe denimin e Luftes Çlirimtare te UÇK-se dhe te kombit shqiptar, qe e bene rrush e kumbulla ekonomine dhe pasurite e Kosoves shqiptare, qe grabiten dhe po i grabisin fondet publike te Kosoves…, po e kritikojne, sulmojne, shajne e akuzojne Edi Ramen! Ne kete fushate te turpshme kunder Kryeministrit shqiptar (Tiranes zyrtare) jane perfshire edhe ca kokrra qe po luajne me karten e patriotizmit!

Ne anen tjeter te Shqiperise, ne Tirane, ne balle te kesaj fushate jane vene esadistet, kolaboracionistet e nazifashizmit (pjella e tyre) dhe gjithe mafia politike dhe ekonomike… Perkrah tyre eshte njeriu qe e rrenoi me themel dhe pastaj e dogji shtetin shqiptar, Sali Berisha, i cili u angazhua me vetedije qe ta hedhe ne ere e ta djeg edhe çeshtjen e pazgjidhur shqiptare, edhe luften per Kosoven… Entuziast i “permbajtur” dhe dinak ne kete fushate te paprincipte dhe te ulet eshte treguar e po tregohet edhe Ilir Meta, qe mban epitetin e kryehajdutit (mbetet te provohet nga drejtesia), me te korruptuarit ne Iliri!…

Keta ne Prishtine i kane nda rolet: njeri do te shaj e akuzoj Sali Berishen, kurse tjetri do te shaje e akuzoj Edi Ramen! Pas tyre, rresht per nje, qeni e macja! Hesapi eshte i thjeshte: shqiptaret ne Kosove nuk duhet t’u kerkojne llogari “krereve” te tyre per pazaret e bera ne kurriz te territorit, pavaresise, pasurive dhe sovranitetit te Kosoves, por fajtoret ose fajtori duhet kerkuar ne Tirane!… Keshtu behen hesapet edhe ne Tirane: shqiptaret duhet te harrojne veprimtarine pilitike dhe shteterore rrenuese te Sali Berishes e Lulezim Bashes!…

Jo se nuk ka per çfare te kritikohet Edi Rama dhe Qeveria e tij, por kjo fushate nuk ka synim dhe as qellim kritiken per se mbari e per interesin shteteror e kombetar! Kjo fushate ka synim e qellim te pare e te fundit perçarjen ndershqiptare dhe, sidomos, hendekun e thelle midis dy shteteve te Shqiperise: Republikes se Kosoves dhe Republikes se Shqiperise! Po te thelloheni pak e po ta “krihni” me mire kete fushate te sinkronizuar e te sponzorizuar do te vini ne perfundimin se çeshtjes se pazgjidhur shqiptare ne Iliri po i behet dem! Demi me i madh eshte se viktima te kesaj propagande te shfrenuar, me nuanca gebelsiane, jane shqiptaret e pa informuar, qe po marrin pozicion ne llogoren e njerit a te tjetrit “lider”! Demi edhe me i madh i kesaj fushate monstruoze eshte ikja masive e shqiptareve te deshpruar nga vatrate dhe atdheu i tyre dhe degdisja rrugeve te botes “per nje jete me te mire”! Prandaj, atdhetaret e mirefillte, qe nuk kane interesa e nuk perfitojne nga kjo gjurulldi (nga njeri apo tjetri kamp) dhe forcat serioze politike duhet te nxjerrin gjoksin e t’i vene shpatullat (mendjen e shpirtin) kesaj fushate ne thelbin e saj jo kunder Rames por antishqiptare…

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …