Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, mund të ftohet si dëshmitar në Gjykatën Speciale

Xhevat Hasani: Më në fund ora e ligë ra edhe mbi shpirtziun Dick Marty

Më në fund ora e ligë ra edhe mbi shpirtziun Dick Marty. Ai më 28 dhjetor të vitit 2023 në moshën 78 vjeçare dha shpirt.

Shpirtziu duke qenë rusofil e serbofil (për interes të Serbisë e të Rusisë), e njollosi si mos më keq ushtrinë e vogël çlirimtare të Kosovës që luftoi për çlirimin e popullit tim (tonë) nga kthetrat e Serbisë. Spas shpirtziut krerët e UÇK-së serbëve të kindnapuar ua kanë hequr veshkat në një shtëpi primitive në një fshat të Shipërisë dhe pastaj ato i kanë trafikuar për transplantim.

Shërbimet sekrete serbe më në fund deshën të përfitonin edhe nga lëkura e shpirtziut. Para dy-tri viteve deshën ta vrisnin në feshtësi, për të thënë pastaj se e kishin vrarë shqiptarët.

Kjo bëri që organët e sigurisë zvicërane ta marrin shpirtziun në mbrojtje, duke e ruajtuar shtëpinë e tij me policë. Kështu, shpirtziu dy vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në burg shtëpiak.

Edhe pse raporti për gjoja trafikimin e organeve nga krerët e UÇK-së ka qenë i rrejshëm, edhe pse deri me tani nuk është gjetur asnjë provë relevante që e vërteton akuzën, dhe edhe pse shërbimet sekrete serbe desh e vranë, megjithtë, shpirtziu nuk e gjeti kurajon që të pranoj publiksht se raportin akuzues ndaj krerëve të UÇK-së, e ka marrë të gatshëm nga ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan Protiqi, dhe se ai vet nuk ka pasur asnjë fakt të besueshëm se krerët e UÇK-së kanë bërë trafikë organësh.

Në Beograd shovinistët serbë të Vuçiqit duan që emrin e shpirtziut t`ia venë një rruge. Shihni: Në fillim shovinistët serbë, shpirtziun e kthyen në një marionet e cila i akuzoi krerët e UÇK-së për trafik organësh, pastaj deshën ta vrasin, për të thënë se e kanë vararë shqiptarët, dhe tani pas vdekjes, të njëjtit shovinistë serbë, emrin e shpirtziut duan t`ia vendosin një rruge në Beograd.

Shpirtziu iku nga kjo botë, me mekatin e madh sa bjeshka, të bërë ndaj popullit tim (tonë) të vogël e të pambrojtuar. Zoti past ndjesë për të!

Pas tij radhën për të ikur nga kjo botë e ka shpirtzeza…!

 

Zoti past mëshirë edhe për të!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …