leoni

Xho Baiden është tërhequr nga gara për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho baiden është tërhequr nga gara për të fituar edhe një mandat tjetër për këtë pozitë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe i ka ofruar mbështetje nënpresidentes, Kamala Harris për t’i hyrë garës. Ai ka shkruar se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë për Partinë Demokratike dhe SHBA-në, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht. “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si president. E besoj sot atë që e kam besuar gjithmonë: Nuk ka asgjë që nuk mund të bëjë Amerika kur jemi të bashkuar. Vendimi im i parë si i nominuar i partisë më 2022 ka qenë kur zgjodha Kamala Harrisin për pozitën e nënpresidentes. Ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Demokratë, është koha të bashkohemi dhe të mundim Trumpin” ka shkruar në mes tjerash, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …