YIHR: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës – Reçaku, Srebrenica dhe Sarajeva ende objekt i revizionizmit shtetëror

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd ka ngritur alarmin se mohimi i krimeve të luftës në Serbi vazhdon të jetë pjesë e diskursit publik dhe institucional. Sipas raportit të saj më të ri, vetëm gjatë vitit 2025 janë dokumentuar mbi 110 raste të mohimit ose relativizimit të krimeve të kryera gjatë luftërave të viteve ’90. Raporti “Gjendja e mohimit” evidenton rreth 60 raste të glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte dhe afro 50 raste të deklaratave apo veprimeve që mohojnë krime të dokumentuara, përfshirë masakrën e Reçakut, rrethimin e Sarajevës, krimet në Prijedor dhe varrezat masive në Batajnicë, ku u gjetën trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Sipas YIHR-së, gjenocidi në Srebrenicë mbetet krimi që mohohet më së shumti, me të paktën 30 raste të regjistruara gjatë vitit 2025. Organizata thekson se mohimi nuk kufizohet vetëm te zyrtarët politikë, por përhapet edhe në media, parti politike, qarqe fetare dhe akademike. Raporti veçon si veçanërisht shqetësues varrimin me nderime shtetërore dhe ushtarake të ish-gjeneralit të dënuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, Nebojsha Pavkoviq, duke e cilësuar këtë si një precedent që legjitimon glorifikimin e autorëve të krimeve të luftës. Drejtoresha e YIHR-së, Sofija Todoroviq, vlerëson se mohimi dhe relativizimi i krimeve janë shndërruar në instrument politik për nxitjen e nacionalizmit dhe thellimin e ndarjeve në shoqëri, ndërsa përballja me të kaluarën mbetet një nga sfidat më të mëdha demokratike për Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Marco Rubio viziton shtetet e Gjirit pas marrëveshjes SHBA-Iran, në fokus siguria rajonale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë këtë javë një vizitë zyrtare në …