Ylli Mece

YLLI MEÇE: ATËHERE, KUR HITLERI MENDOI, SE DUHEJ TË SULMOHEJ PA TJETËR BASHKIMI SOVJETIK

Një ndër ngjarjet e mëdha historike e shekullit te XX mbas asaj të shpërthimit dhe përfundimit të luftës së parë botërore, është pikërisht përgatitja e fuqive imperialiste për Luftën e dytë e cila pikën e vet kulmore e arriti me ëndrrën dhe aventurën e Hitlerit për të sulmuar Bashkimin Sovjetik pikërisht me 22 shtator 1941. Por përpara se të shkojmë te sulmi frontal i ushtrisë hitleriane mbi këtë vend, le të kthehemi pakëz mbrapa në kohë për të kuptuar situatën luftarake e cila ishte para pushtimit të Polonisë u manifestua me”bashkimin vullnetar”( azhulcin) e Gjermanisë me Austrinë ne 12 mars 1938. Për fuqitë e mëdha perëndimore sidomos Francën dhe Anglinë por dhe Amerikan ky “bashkim” aspak nuk i shqetësonte sepse nuk prekte asnjë interes sepse ishin jashtë shikimeve të influencës së tyre mbi këtë vend. Edhe pse Gjermania ishte ndëshkuar dhe e kishin gjunjëzuar me anë të “Traktatit te Versajës” te vitit 1919, ajo nuk u pajtua kurrë me këtë traktat, sepse humbi gati dhe 13% te territoreve te veta. Në këto kushte ajo jo vetëm se kërkonte territoret e humbura por donte dhe të hakmerrej ndaj Francës, Anglisë e sidomos ndaj B.Sovjetik dhe pse me këtë të fundit ne gusht te vitit 1939 pat nënshkruar një pakt mos-sulmimi.

Ky pakt në fakt B. Sovjetik i interesonte, sepse Stalini duke kuptuar planin strategjik të Hitlerit, se një ditë ai do tu vërsulej dhe vet sovjetikëve, e nënshkruan për të fituar kohë, kohë kjo që do tu shërbente për marrjen e masave në drejtim të mbrojtjes dhe përgatitjen e industrisë së luftës në mbrojtje të republikave socialiste. Hitleri me 1 shtator, vetëm një jave mbas këtij pakti sulmoi Poloninë dhe Stalini me qëllim që të mbronte pakicat ruse ne Lindje te Polonisë u fut me trupa 17 dite me vone . Daladier i Frances dhe Nevil Camberleni i Anglisë u shqetësuan, por ata nuk i vajten në ndihmë polakeve dhe pse i kishin premtuar se në rast të një sulmi hitlerian Anglia dhe Franca do futeshin në luftë përkrah Polonisë. Pra në një farë mënyre ata heshturazi e sakrifikuan Poloninë sikurse sakrifikuan më vonë dhe Çekinë. Veçse kjo sakrificë ishte me pasoja të rënda sepse Hitleri duke e parë që këto fuqi qëndruan indiferente i hapen edhe me tej orekset Gjermanisë, aq sa ajo për të sulmuar Çekosllavakinë, organizoi “rebelimin” dhe gjoja kryengritje te brendshme te pakicave Gjermane “rebelim” ky që ne fakt ishte një preteks, për të bindur te ashtuquajturin opinion ndërkombëtar, por dhe për te qetësuar Francën dhe Anglinë. Situata përshkallëzohej duke u bërë dhe më inkandeshente. Qëndrimi Anglo-Francez gjatë kësaj periudhe u karakterizua nga politika e “mos ndërhyrjes” dhe e “shpresës” duke mos e menduar se Hitleri mbasi te mbaronte punë me Evropën Qendrore duke e vendosur plotësisht nën sundim do t’i kthehej Anglisë dhe Francës . 

Me Anglinë Hitleri kish hesape te vjetra historike ndaj dhe me ane te operacioneve ajrore mendonte se do e nënshtronte atë. Ai i dha përparësi luftës ajrore, sepse ne teatrin e veprimeve luftarake – detare, Gjermania nuk kish asnjë shans që të dominonte mbi AnglinëKështu që javën e parë të shtatorit 1940 mbi më shumë se 100 mije bomba u hodhën ne Londër dhe qytetet e tjera kryesore te saj me mijëra e mijëra i vranë por Londinezet nuk u dorëzuan. Gjithashtu i ne periudhën maj-qershor 1941 Hitleri drejtoi sulmin tokësor ndaj Francës nga ku do te pushtonte gjysmën e saj nga që kryekomandanti Filip Petein i ushtrisë Franceze, pranoi dhe nënshkroi pushtimin e pjesshëm të saj(Francen Veriore) me qëllim qe te mbante të lirë pjesën tjetë(Jugore) pjesë kjo e cila u quajt”Republika e Vishisë”(Në Vishi kalonte vija ndarëse midis Francës se pushtuar dhe asaj te lire).Pra kjo ishte situata e përgjithshme përpara se të vihej në zbatim në orën 02 00 te datës 22 qershor 1941 plani “Barba rossa” (“mjekër kuqi”). Evropa gati tërësisht ishte e pushtuar. Fitoret e një pas njëshme i patën dhënë zemër Hitlerit dhe Wehrmatit gjerman, aq sa në arenën ndërkombëtare por dhe vet brenda për brenda Gjermanisë u krijua “mithi i pathyeshmërisë së ushtrisë gjermane”. Plani Barbarossa i kapi në befasi kohore sovjetikët sepse dhe ata vërtetë e dinin që Hitleri një ditë do i kthehej dhe vet B.Sovjetik, por ata nuk e prisnin kaq shpejt sulmin duke shpresuar te pakti i mos-sulmimit. Ky ishte një gabim në vlerësimin e situatës politike madje aq i pabesueshëm u dukej sulmi saqë kuartieri i përgjithshëm i Ushtrisë së Kuqe herë mbas here kërkonte të dinte nëse ishte sulm i vërtetë apo provokacione nga ushtria gjermane e Hitlerit. Vetëm kur mijera e mijera tanke avione mjete te tjera transporti dhe armata të tëra gati 3 milionë ne te gjithë frontin 1500 km gjerësi sulmuan në një front të gjerë vetëm atëherë u qartësua situata se Gjermania naziste e kishte sulmuar pabesisht BRSS duke shkelur e para paktin e mos-sulmimit” si rezultat i epërsisë së përkohshme numerike ne njerëz, e mjete teknike si dhe duke shfrytëzuar befasinë e sulmit, në fazën e parë pati suksese duke i marrë qytetet me radhë dhe afruar Moskës te porta në një distancë gati 40-50 km.

Por shpirti i paepur i popujve sovjetikë të udhëhequr me një taktikë estrategji bazuar dhe në eksperiencën e përballimit të intervecionit dhe fitoret e Revolucionit socialist, si dhe nga udhëheqja e kryekomandantit Stalin dhe kuartierit të tij të përgjithshëm arritën që jo vetëm ta ndalin hordhinë dhe bishën naziste, por dhe ta kundërsulmojnë atë me sukses të madh në parullën “Çdo gjë për frontin, çdo gjë për fitoren”. Ndalesa përpara Moskës dhe pamundësia për ta marrë atë sikurse kishte deklaruar Hitleri “ brenda 90 ditëve” ishte sinjali i parë i një kthese të madhe që do merrte lufta jo vetëm e B.Sovjetik por dhe popujve të tjerë të Evropës së pushtuar. Ajo u dha shpresë dhe lëshoi sinjalin e parë të dritës për të orientuar gjithë popujt ne rrugën e vërtetë të çlirimit. “10 goditjet staliniane ” e sidomos betejat e Kurskut, Stalingradit etj. Forcat Anglo- Amerikane u bënë aleatë të përkohshëm te Rusisë Sovjetike madje dhe frontin e dytë të cilin ata e kishin premtuar e hapen ne qershor te vitit 1944, kohë kjo ku Ushtria e Kuqe po trokiste në portat e Gjermanisë.Anglo amerikanet kishin interesin e vet strategjik sepse ata kërkonin jo vetëm shkatërrimin e Gjermanisë, por dhe cfilitjen e ushtrisë se kuqe. Populli heroik i B.Sovjetik, Ushtria e tij e kuqe në aleancë me gjithë popujt e Evropës së pushtuar pjesë e të cilit u bë dhe populli ynë me ushtrinë e vet Nacional- çlirimtare bënë që toka ku shkelte armiku të merrte flakë.


Fitorja e B.Sovjetik dhe e popujve të vendeve të tjera ishte një fitore dhe arritje e gjithë popujve të botës, por peshën dhe barrën e kësaj lufte e mbajti Ushtria e kuqe dhe popujt sovjetikë, natyrisht pa mohuar dhe ndihmën e aleancës euro- atlantike. 
Gjithësesi kjo luftë i zgjoi dhe i bëri më të ndërgjegjshëm popujt evropianë por dhe të botës në rrugën e tyre drejt lirisë dhe pavarësisë dhe pse e paguan shumë shtrenjtë me gjakun e me shumë se 60 milionë viktimave dhe dyfishi 100-120 milionë te plagosurve, pa llogaritur miliarda e miliarda $ dollarëve dëme. Shqipëria atdheu ynë në këtë luftë falë shpirtit të saj liridashës por dhe bijve e bijave më të mira partizanëve tanë legjendarë të radhitur në formacionet e njësitë e Ushtrisë Nacional- Çlirimtare ,dhe pse u dogjëm u rrënuam e shkatërruam dhe pse i dhamë 28 mije dëshmorë për lirinë e Mëmëdheut.


Kjo luftë nga ana tjetër është dhe një mësim i madh historik se burimi i tyre duhet kërkuar jo vetëm te qarqet luftë nxitese por dhe te vet natyra e imperializmit .Hitleri dhe Gjermania kërkonin jo vetëm të zgjeronin Gjermaninë por dhe të vendosnin “Një rend te ri” nëpërmjet aneksimeve me anë te të luftës.
Nga situata e para 82 vjetëve asgjë nuk ka ndryshuar në natyrën e imperializmit qoftë ai Gjerman , anglez, francez, amerikan apo dhe italian. Ndaj Julis Fuçik hero i rezistencës çeke kish të drejtë kur na porosiste : Popuj ju dua shumë…por jini vigjilentë ” !

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …