Më 24 qershor 2023 maturantët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Sot në vendin tonë ka përfunduar Provimi i Maturës-2023, ndërsa rezultatet pritet të shpallen më 3 korrik

Sot në Kosovë,  ka përfunduar Provimi i Maturës-2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë, nga mbarë shkollat e Kosovës. Sipas njoftimit të këtij komisioni, në disa qendra ku është mbajtur provimi ka pasur edhe largime të nxënësve për shkak të përdorimit të telefonave. “Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa. KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve”, thuhet në njoftimin e MAShT-it. Bëhet e ditur se rezultatet e testit do të publikohen më 3 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, ka komunikuar me një të arratisur në Serbi, rreth 4 vjet më vonë!

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka rikujtuar komunikimin e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, …