Ylli Mece

YLLI MEÇE: E DEKLAROJ PUBLIKISHT… SE REPUBLIKA E SHQIPËRISË ËSHTË NGA MË ANTISHQIPTARET

Nuk ka televizion, radio nuk ka gazetë brenda dhe jashtë vendit sikurse nuk ka dhe organizma nderkombëtarë që të mos jenë të shqetësuar për atë çka po ndodh në vendin tonë këtu e më shumë se tre dekada. Nëse do krahasonim funksionet e shtetit socialist dhe Republikës së tij popullore me funksionet e “shtetit të së drejtës” në sistemin e sotëm anarko – kapitalist do të vërenim ndryshime thelbësore të cilat janë realitet i dukshëm edhe nëse do ti merrnim thjeshtë për të bërë krahasim. Dihet se shteti është një makineri e madhe gjigante i cili vihet ne funksionim nga gjithë ingranazhet institucionale te asaj klase e cila është në fuqi. Me tradhtinë që ju bë socializmit nga vet pjella e tij e degjeneruar të cilat ju larguan aspiratave te popullit e sidomos punëtorëve e fshatarëve shteti socialist e humbi misionin e tij.

E humbi jo se nuk arriti dot, por se u tradhtua. U tradhtua nga vet bijtë e tij plang prishës të cilët edhe pse maskoheshin me frazeologji marksiste me parulla ultra të majta për të venë në gjumë dhe shuar frymën revolucionare, përgatitën terrenin e puçit kundër socializmit. Gjatë 4 dekadave sa ishte në udhëheqje garda e vjetër revolucionare e dalë nga shtigjet e luftës, socializmit nuk i ndodhi asgjë e keqe dhe pse ky shtet i republikës se popullit u përball me vështirësi shumë të mëdha nga bllokada e organizuar qëllimisht për të mposhtur socializmin. Përveçse misionit të madh historik që i diktoi lufta kundër nazi- fashizmit e që vendi ynë me partizanet e vet trima e realizoi me sukses të admirueshëm, ky shtet dhe kjo diktature e popullit në fuqi realizoi vepra nga më madhështoret në një kohë rekord. Për herë të parë fshatari ynë u bë me tokë nëpërmjet reformës agrare, duke jua u marrë atë çifligarëve dhe bejlerëve të mëdhenj qe për shekuj me radhe i kishin pire gjakun popullit. Kjo reformë u shoqërua në të gjithë sektorët e jetës në ekonominë e vendit ne shkolla ne art ne kulture etj. Brezi i tanishëm nuk është aspak në dijeni se 93% e popullit tone në vitet 40-te te shekullit te kaluar ishin analfabete, ky brez i tanishëm aspak nuk e di se lufta për emancipimin e shoqërisë filloi qe ne malet partizane ku u hapen shkollat e para kurse kundër analfabetizmit, për të vazhduar me bonifikimin e tokave tharjen e kënetave ngritjen e industrisë se lehte dhe asaj te rende, elektrifikimin e plote te Shqipërisë (Ne vitet 39-44 Shqipëria nuk kish asnjë hidrocentral), ngritjen në këmbë jo vetëm të ushtrisë se popullit, por dhe vet populli si një armatë e tërë ish i armatosur dhe në gjendje për te përballuar çdo lloj agresioni. Fuqizimi i mbrojtjes për te siguruar jetën e lirë të Atdheut u konsiderua si një detyre mbi te gjitha detyrat dhe me këtë rast e gjithë hapësira e jone ajrore detare e tokësore ruhej në mënyre të vazhdueshme .

Në të gjithë vendin jehonte jeta artistiko – kulturore me festivale te këngëve popullore duke ruajtur traditën e trevave tona ne harmoni me kostumografinë , me festivale te këngës se muzikës se lehte dhe me pjesëmarrjen ndërkombëtare duke marre dhe medaljen e arte si ajo ne Dizhon te Francës etj..etj. Në harkun kohor te 2-3 dekadave jo vetëm qytetet kryesore por dhe në fshatra u hapen shkollat e mesme, teksa ne disa rrethe dhe shkolla te larta me korrespodencë si degë apo filiale te Universitetit të Tiranes teksa jo vetëm me arsimi por dhe shëndetësia ishte falas dhe mbulohej nga shpenzimet e shtetit. U përgatit një rini e mrekullueshme me një kod etiko-moral te larte një rini e cila u bë pishtar i luftës kundër dokeve e zakoneve prapanike , duke bërë të pa vlefshëm për here te pare Kanunin e gjakut të Lekë Dukagjinit,sikurse dhe kundër dogmave fetare që e mbanin popullin me zinxhirët e skllavërisë shpirtërore . U synua realizimi dhe sigurimi i bazës se nevojshme e te domosdoshme në disa sektorë që kishin karakter strategjik ( jetësor për një popull), sikurse ishte sigurimi i bukës ne vend, ne harmoni kjo me industrinë e lehte e ushqimore, ngritja e uzinës se traktorëve, sigurimi dhe rafinerimi i hidro – karbureve dhe nën produktet e tij etj…Sigurisht qe diktatura e popullit ( për shumicën demokraci dhe për pakicën diktature) këshillonte njerëzit që gabonin me qëllim që të ruhej njeriu nga rruga e gabuar sikurse godiste pa mëshire armiqtë e popullit sabotatoret dhe te gjithë ata qe kërkonin te ngrinin lumturinë e tyre.

nëpërmjet rrugëve te pandershme. E vërteta është se aktet e kriminalitetit ishin në kufijtë minimalë të mundshëm. Shumë nga bashkëmoshataret tanë apo dhe fëmijët tanë i kujtojnë si raste te rralla ndonjë ngjarje apo sjellje e dënueshme rende, qe mund te kishte bere buje te madhe ne qytet apo ne fshat. Por tashmë këto arritje që të gjitha u minuan dhe për rrjedhojë populli shqiptar nuk është më zot i fateve te tij. Për popullin tonë dhe Shqipërinë ka humbur një here e përgjithmonë liria e pavarësia e vërtete, prandaj kasta e cila realizoi tradhtinë e madhe me një ngutje të pazakontë rendi drejt Kuvendit që t’ja hiqte misionin e vet “Republikës Popullore” duke e etiketuar thjeshte “Republika” dhe “Kuvendin Popullor” thjeshte “Kuvendi”. Me ironinë më të madhe kasta e sotme që e ka origjinën nga krye prostituori R.Alia dhe me përgjegjës bordellosh të shtetit të kryesuar nga Berisha Nano.. Ruci Meta Rama dhe gjithë lukunia e tyre në dekada nuk reshtin duke anatemuar populizmin. Për rrjedhoje mbas viteve 90-te, nuk do të kish kurrë më Ushtri popullore apo polici popullore, sepse këtë mision do e merrte në dorë vet NATO-ja e sidomos fqinjët tanë Greqia me Italinë pa folur këto se vëllezërit tanë të Dardanisë u tradhëtuan ne radhe të pare nga vet Shqipëria e tjetërsuar. Them e tjetërsuar sepse nëse do ish “koha e xhaxhit” me atë situate analoge, tanket tona do e mbanin frymën ne Beograd ashtu si tanket ruse ne Berlin kundër hordhive naziste . Pikërisht pra këto vende qe u bene dhe strehuesit e gjithë te arratisurve politike dhe qe kurrë nuk reshten se dërguari diversantë nga toka ajri e deti… e që fati i tyre dihet se si përfunduan.

Kasta jonë e Republikës se krimit e tmerron populli, sikurse i tmerroi ne 97-ten apo dhe ne 2011-ten , pavarësisht se ishte po ky popull i cili u tradhtua si nga ata qe hapen zjarr ndaj tij, ashtu dhe nga udhëheqësit e kryengritjes qe ja mbathen dhe shikonin tragjedinë e Bulevardit nëpërmjet xhamave te kafeneve. Po pse ky fenomen ? Sepse babëzia e vjedhjes dhe rjepies për së gjalli e Shqipërisë dhe shqiptareve, është e ngelet kodi moral i gjithë bejlerëve dhe agallarëve te rinj te te gjitha partive. Nëse vjedh shteti, si mundet që të mos lulëzoje krimi. Si mundet dhe a e ka mundësinë vallë shteti i ashtuquajtur shtet i se drejtës ,ta kryej këtë mision kur vet është kthyer ne një institucion gjigant i gjithë padrejtësive ? Nëse Berisha vret ne mes te Bulevardit dhe bën afera pasive nëpërmjet fëmijëve te tij , në këtë rast shteti vet e ka humbur te drejtën morale të parandaloje individin të mos te kryej krime sepse është shteti ai qe e ka legalizuar i pari krimin. Nëse shteti na paraqet oligarkët e vet me dollarë ne duar e me shuma marramendëse, sikurse na del Meta pse do te bëjmë habinë se filani na paska kërkuar te jetë pjesëtar në vjedhje me inceneratoret ( djegësat) apo afera te ndryshme ? Nëse Rama ka bere pazare me amerikanin e FBI-se dhe teksa akuzohet në opinionin e gjerë publik me shume se gjysma e kabinetit te tij ,qe është bere si kamerdare makine me 100 pulla.. si mund te luftohet krimi kundër drogës, prostuticionit armeve etj?! E çfarë Republike na qenka kjo kur del ministri i brendshëm dhe bën vetëm bilance se kemi arrestuar kaq kriminele kaq kontrabandiste, kaq e aq kuintal droge se janë bere goditje raprezalje kundër krimineleve etj..etj. Po a e kanë vrarë mendjen ndonjë here këta njerëzit tanë të udhëheqjes pa mënd..se qe te zhdukesh krimin duhet te zbulosh shkaqet e lindjes së tij dhe a e dijnë se burimi i gjithe këtyre fatkeqësive është shteti i tyre..është Republika e tyre, Republike kjo e cila është nga më anti shqiptaret .E deklaroj publikisht si rast i rrallë në botë …se Republika e jonë është nga me anti shqiptaret, sepse është ajo qe i ka ndjekur shqiptaret nga mëmëdheu i tyre dhe me këtë rast  Republikës Popullore te Xhaxhit, kjo republike e benditeve nuk i afrohet as te gishti i këmbës. Ja pra ky është ndryshimi midis dy Republikave.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: Shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen, por ne nuk e lejojmë këtë nënçmim

Sot në Shkup, Fronti Europian organizoi ngjarje për 100 ditët e para të qeverisë me …