Brickos

Ylli Mece

YLLI MEÇE: EVROPË !- UNË E KAM FLAMURIN!

I shtrëngova duart grusht

Dhëmbët theva prej inatit

Se jam bir i kësaj toke

Kosovar që s’pret prej fatit

…….

Nëse unë e kam flamurin

Pse në shtizë vure një tjetër?

Do t’më thuash se lirinë

Ti ma fale “zuskë e vjetër” ?!!

……

Unë nder shekuj vrullshëm renda

Për Atdhe…e për flamur

Bota hiq..se nuk e dashka..

Ata hiq…. e ne prapë vur !

………

Ky flamur më duket ndryshe

Nuk më duhet jo për besë !

Se pa drite …çdo lule vyshket

Pa një zemër…çdo komb vdes !

………

Si se njohe kurrë shqiptarin.. ?

Moj Evropë …që rri mbi letër !

Ne Lirinë edhe Flamurin…

Nuk e ndrrojmë me asgjë tjetër !

……..

Nëse fale një flamur

Dhe e morën pa e parë

Sytë vallë ku i kishin.?

Se me gjak ky s’eshte i larë !

………..

Ah moj kohë e padrejtësive

Si me vjen kështu maskuar

Pse ma ndan më dysh flamurin

E pse më bën të rrebeluar ?

……..

A e di ti moj Evropë

Se flamurin kam Atdhe?

Nëse ti ma heq shqiponjën

Kot që rrojmë, përmbi dhe !

——-

Po të them: Mos më godit !

Mos godit mbi gjak të rënë

Padrejtësive shekullore

Pse u shton nji më të rendë ?

—–

Kët ” dhuratë ” unë nuk ta dua

Është turp turp për besë

Unë e kam në shpirtin tim

Dhe në zemër do të mbesë !

……..

Ndaj dhe zemra me rreh fort

Gjakun që kalon në rremba

Nuk ma ndal dot as me plumb

Nuk ma lidh as tel me gjemba !

……….

Ne shqiptarët që prej motit.

Pak i pamë lulet e fushës

S’na la tymi i barotit

Nuk na lanë erërat e luftës…..!

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Meçe: UNË 1 MAJIN, NUK E KAM FESTË

Më shikoni?! Unë jam punëtori, por dhe i pa punë Skllavi i ri modern, që …