Ylli Mece

Ylli Mece: KUR MONARKOFASHISTËT GREKË… U LARGUAN ME “BISHT NËN SHALË”

Ka kaluar më shumë se tre çerek shekulli prej gushtit të vitit 1949, kur Shqipëria e sapo çliruar nga nazi-fashistet italo-gjermanë, do të përballej me një provokacion gati në kufijtë e një lufte të vërtetë me Greqinë fqinje.

Ky provokacion u zhvillua në një periudhë tejet inkadeshente si për Shqipërinë ashtu dhe për vet Greqinë, madje- madje kjo situatë vuri në provë dhe vet qëndrimet e anglo-amerikanëve ndaj vendit tonë. Mbasi u pushtua Shqiperia nga italia fashiste në prill te vitit 1939, Greqia e asaj kohe në tetor të vitit 1940 ju nënshtrua dhe dhe ajo agresionit italian nga toka shqiptare, veçse këtu është për tu theksuar se luftën nuk ja shpalli Shqiperia por Italia fashiste, sepse dhe vet ne aso kohe ishim te pushtuar nga italianët, por që kjo luftë kundër saj, sikurse dhe dihet filloi nga territori shqiptar. Italia fashiste, përdori një manovër djallëzore duke futur në këtë luftë dhe dy batalione shqiptare përkrah agresionit italian kundër Greqisë,( bat. “Tomorri dhe “Taraboshi”) batalione këto, të cilat më e shumta e tyre dezertoi.

Në këto kushte dhe Greqia i shpalli luftë Italisë dhe Shqipërisë..por që çuditërisht vite më vonë ligjin e luftës me Italinë e shfuqizuan teksa me Shqipërinë e mbajtën. Gjithësesi mbas viteve 1946  e deri më 1949 pra në këtë hark kohor vet Greqia u përfshi dhe nga një luftë e brendëshme civile midis forcave reaksionare të mbreterisë…dhe atyre demokratike te udhehequra nga PK e Greqisë sebashku me forcat e  tjera progresiste, të cilat këto të fundit dështuan për paqartësi politike dhe për mungesë organizimi e veprimi në betejat luftarake. Nuk duhet haruar fakti se gjatë luftes italo-greke forcat ushtarake te Greqisë pushtuan thuajse gjithe jugun e Shqipërisë, sikurse dhe faktin tjetër që ne vitin 1946 në konferencën e Parisit, qeveria greke dhe nëpërmjet bisedimeve të fshehta e të hapura me qarqet e Evropës, kërkonte ta radhiste Shqipërinë në vendet e bashkëpuntorve me fashizmin dhe me këtë rast të ligjerohej coptimi i Shqipërisë nga Greqia si dëmshperblim lufte. Por nuk ishte vetëm kjo.

Mbas tradhëtisë së Titos, tashmë nga ana e Greqisë, vendi ynë Shqipëria, gjeografikisht konsiderohej e “izoluar”nën një darë shtrënguese,  izolim ky, që intesifikoi gjallërimin e reaksionit anti-shqiptar, nga ajëri, deti dhe toka, periudhë kjo që përkon dhe me zbarkimet e një pasnjëshme të bandave të diversanteve, të krijimit të organizates reaksionare “Komiteti Shqipëria e lire ( 1949 në USA)“për rrëzimin e pushtetit të popullit etj..etj. Në këto kushte, nën maskën gjoja të strehimit të forcave demokratike ushtarake greke që po u bënte dhe i ndihmonte Shqipëria, u gjet preteksi që Greqia monarkofashiste të shfrytzonte momentin dhe që pa asnjë paralajmërim të fillonte veprimet e veta luftarake kundër territorit shqiptar dhe që historio grafia jonë tashmë e ka të njohur me termologjinë si “Provokacionet e gushtit”- 1949.

Në fillimin e muajit gusht posta kufitare e Vidohoves dhe pika të tjera apo kuota kufitare dhe zonat përqark tyre,  Bozhigrad- Leskovik në rajonin juglindor Korçë- Kolonjë, befasisht u gjendën nën breshërinë e armëve të shumëllojshme të trupave ushtarake greke te mbështetura nga aviacioni dhe mjete te tjera. Raporti i forcave ishte disa herë më shumë e në epërsi të provokatorve grekë, teksa forcat tona kufitare të pakta në numër ju përgjigjën me një heroizëm dinjitoz ashtu sikurse karakterizohen shqiptarët, përleshjet luftarake midis forcave tona dhe atyre greke vazhduan përgjatë gjithë muajit gusht, përleshje këto, të cilat u karakterizuan nga një ashpërsi e madhe për dya palët.

Forcat qeveritare greke të nanurisura me idenë e “vorioepirit” dhe me urrejtje ndaj shqiptarve, kërkonin me çdo kusht zaptimin e tokave tona për të plotësuar ëndrrën e tyre te “Protokollit të Korfuzit” 1913, që proklamon se “Vorio epiri” është tokë greke dhe se i takon Greqisë. Në situatën e krijuar  nga sulmi i papritur, heriozmi i kufitarve tanë dhe forcave te divizionit te mbrojtjes së popullit u bënë shëmbulli më domethënës se kishin perënduar një herë e përgjithmonë ato kohëra kur fqinjët tanë ënderronin coptimin e Shqipërisë, kishin perënduar nje herë e mirë ato kohëra kur me fatin e shqiptarve luante Evropa dhe të tjerë. Shqipëria si një shtet i lirë e sovran dhe populli i saj tashmëi mobilizuar u dha përgjigjen e merituar jo vetëm Greqisë por dhe gjithe reaksionit të shpërndarë si zogjte e qyqes i cili vazhdonte përgatitjet e tij si në Follorine… Ne Maltë…Në Munih…apo dhe vende te tjera te “Evropës së Lirë”madje dhe pertej Atllantikut të cilat nuk reshtën së dërguari bandat e diversanteve te cilat dhe këto te gjitha ranë në duart e popullit duke u asgjësuar plotësisht.

Po u futur në hollësira të ngjarjes sepse tashme ato janë të dokumentuara, është me vend të nënvizojmë se“provokacionet e gushtit” të vitit 1949 dhe posta herioke e Vidohovës kanë ngelur në memorjen e populli,t si akti luftarak më i madhërishëm e heroik mbas luftës tonë nacional çlirimtare.Vërtetë patëm humbje dhe dëme, por po aq dhe mbase më shumë pati armiku i cili u tërhoq nga kjo aventurë e çmendur. Lufta”një mujore” u shërbeu si Qeverisë reaksionare greke për të kuptuar marrëzinë ku ishin futur, por ajo u shërbeu dhe gjithë reaksionit shqiptar të cilët rrinin me veshët ngritur, për të kuptuar një herë e përgjithmonë se me Shqipërinë nuk mund të luhej më për ta shitur apo blerë si në karta bixhozi …e se këtej e tutje t’i bënin llogaritë mirë. Shkalla e lartë e gatishmërisë luftarake qëndrimi heroik i kufitarëve dhe luftëtarve tanë në mbrojtje të Atdheut u bënë frymëzim për gjithë shqiptarët dhe nje tjetër tregues i shpirtit tonë të pa epur.

Për këtë Kuvendi i Popullit e shpalli i dha postës kufitare te Vidohovës medaljen më të  lartë “Hero i Popullit”…dhe për këtë akt u dekoruan me dhjetra kufitare ushtare dhe oficerë të divizionit te mbrojtjes dhe qytetarë pjesëmarrës në këto veprime luftarake.Më shumë se kurrë vargjet ..Është e jona Shqipëria…../ Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë… / O do ta gëzojmë vetë… / O do shuhemi të tërë…  i shkon kaq shumë për shtat asaj situate. Por ja që në vitet “post komuniste”, tashmë ajo traditë ai shpirt i paepur,  si rezultat i tradhëtisë së madhe 45 vjet më vonë, do të na shoqëronte si një turp i madh, një nëpërkëmbje e neveritshme deri në përulsi të ndyrë, nga masakra makabër kufitare e cila dhe kjo që në histori, si rezultat  i shitjes së interesave te Atdheut, njihet si “Masakra e Peshkëpisë”(1994), sepse ne nuk kishim as shtet dhe as Qeveri të popullit por një grusht tradhëtarësh të pa cipë e të shitur; antishqiptarë të neveritshëm e pa dinjitet kombëtar të cilët heshtën, teksa korofillaqia greke therte vriste e priste kufitaret tanë… e sikur të mos mjaftonte kjo dhe nëpër fshatra e deri në bashki pa pikën e ndrojes ngrinin flamurin helen të atyre që historikisht na kanë ardhur me thikë në brez. Këtu nuk e kam fjalën për popullin grek, por për ato qarqe reaksionare vorioepiriote të cilët janë e ngelet të rrezikshëm për Shqipërinë dhe një njollë turpi dhe po kaq e keqe madje dhe për vet Greqinë.

Deomos kështu do të ndodhte me qeverinë fashiste të Berishës…por ja që dy dekada më vonë dhe mbas tij, nga ku dhe ata të ashtuquajtur ”te majte” për çudinë më të madhe te pa degjuar ndonjehere ne histori do na linin ne bijve të këtij populli me gojën hapur nga habia më e madhe ….kur “Njëshi” i tyre, do të deklaronte para pinjollëve të ish jerarkve të tyre fashiste se… “E ça pushtimi na ka bo ne taljoni?!”. Shqipëria atdheu ynë i dashur ka njohur vetëm dy epoka të ndritura qe i dolën për zot vatanit nga këndvështrimi atdhetar e nacional…atë të Skenderbeut me prijsat e tij…dhe Enver Hoxhes me komandantët dhe partizanët legjendarë. Që të dy keta burra shteti sa ishin gjallë i dhanë emër Shqipërisë kudo në  të gjitha kontinentet. Vetëm në këto dy epoka Atdheu ynë gëzonte simpatinë e popujve dhe vendeve të tjera të botës.
Lavdi qendrimit te popullit tonë dhe divizioneve të mbrojtjes në provokacionet e gushtit! Lavdi dëshmoreve dhe të rënve tanë në këtë operacion mbrojtës !

Nder e lavdi  Postës Heroike Kufitare të Vidohovës!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …