leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: LAJMI BOMBASTIK I SHEKULLIT: AGJENTI “008” PIRRO PRIFTI, ZBULON “POLIAGJENTIN ENVER HOXHA

LAJMI BOMBASTIK I SHEKULLIT: AGJENTI “008” PIRRO PRIFTI, ZBULON “POLIAGJENTIN ENVER HOXHA” Sa për të qeshur aq dhe për të qarë! E them për të qarë sepse nuk çuditem pse ka njerëz që janë kundër Enver Hoxhës. Kjo është logjike sepse te tillë kishte dhe kur ishte në fuqi vet Enver Hoxha, por ajo që të le me gojë hapur është fakti se Pirroja mbasi ka lexuar një libër të një ish agjenti te DSJ i cili nuk na qenka përuruar zyrtarisht, por i shitur nën dorë, prej një personi i cili dhe ky na paska punuar ne Drejtorinë e Sigurimit te Jashtëm(DSJ), bindet vetëm prej këtij libri se ai na paska ditur vetëm një pjesë të historisë 40 vjeçare, atë që ka qenë bërë publike dhe profesori hulumtues duke marrë mbi supet e tij rolin e një agjenti me fame “ Pirro 008”, i befasuar aq sa i ngrihen dhe qimet e kokës përpjetë, për ta bërë të ndërgjegjshëm opinionin publik mbare kombëtar na deklaron, se Enver Hoxha na paska qenë një “agjent kalibri britanik”, aq sa ja paska “menderosur” dhe Kim Flibit” dhe po sipas këtij “Adha-muthi” , na rezulton se Anglia e kishte lenë qëllimisht Enverin ne fuqi që të ecte në rrugën e tij drejt socializmit , duke e ditur… se do dështonte dhe me këtë rast, (po sipas “Adha-muthit” )Anglia do i deklaronte gjithe vendeve dhe proletariatit botëror se…..”

 

E shikoni…e shikoni se ç’është socializmi që ju popuj te botes aspironi për të?! Unë jam i sigurt se gradën e tij shkencore Pirroja mund ta ketë marrë në sektorin që ka mbaruar dhe studiuar, por jam tejet i sigurt se ai nuk njeh jo vetëm periudhën historike në faza të ndryshme të zhvillimit të vendit tonë, por dhe vet atë që ka përjetuar ai e deformon me qëllim keqdashës. E them këtë, sepse në vazhdën e “shpifomanisë” gjatë këtyre tre dekadave, Enveri sipas perfundimeve të pirro profesorit na rezultoka një poli agjent kalibri i cili mbasi spiunoi Q. Stafen te italianet, u kthye në te pastajmen dhe u rekrutua nga Titua, por duke qenë se Enveri si nje agjent i shitur vrejti se Titua donte komplet Shqipërinë, e braktisi atë dhe u lidh me agjenturat ruse, mbasi kuptoi se Stalini do ja dridhte e me qënëse Enveri ish mësuar te shiste atdheun kujtdo vendi, së fundi e la Stalinin dhe u bë agjent i Mao Ce Dunit, por që të mbulonte veprimtarinë e tij anti shqiptare…ky Enver sipas doktor “Adha-muthit”, na vendosi ne krye te DSJ(Drejtorinë e sigurimit të jashtëm) djalin e tij me qëllim që të eleminonte një e nga një të gjithë kundërshtarët e vet. Imagjinata e shfrenuar por dhe e pakontrolluar, logjikisht i kalon kufijtë e një analisti normal.

Po pse ? Sepse të hedhësh në publik një material jo të vërtetë të cilin e rrëzon katërcipërisht e vërteta historike… do të thotë ose je dashakeqës i historisë , ose ke lajthitur nga trutë e kokës…ose te dyja të marra së bashku. Mos vallë Profesori i gradave shkencore (por jo te kësaj fushe) ka lajthitur? Kjo dhe mundet të jete e vërtetë, sepse që ta marrë vesh Pirroja i Shqipërisë, (Kam merak se dhe mos këtij i ka rënë ndonjë tullë në koke si Pirros së Epirit dhe po të jetë kështu kot i bie në qafë) pra që ta dijë mire i thems se ne bashkëpunuam me Anglinë gjatë lufte dhe pranë shtabit të përgjithshëm sikurse dhe pranë ballisteve dhe legalisteve u vendosen misionet britanike. Trockin (Gjeneralin Dejvis) ne verën e vitit 1943 jo rastësisht e caktuan pranë shtabit të përgjithshëm sepse ai në qarqet londineze njihej si një simpatizant ekstrem i te majtës.

 

Nëse Enveri ka shkëmbyer informacione me me Brigadierin englez Dejvis për çështje të situatës dhe të luftës dhe këtë Pirroja na e konsideron( vënie ne shërbim te englezëve) ky nuk mund te quhet i tillë, sepse aso kohe ishte direktive e fuqive aleate qe te gjitha forcat politike e ç’do vendi te pushtuar, duhej te bashkoheshin pa dallime idesh, ne lufte kundër fashizmit (gje qe në planin e brendshëm ne e realizuam me Konferencën e Pezës) Gjatë periudhës se luftës Nac- Çl, Pirroja, nëse nuk e di duhet ta mësoje, se në planin ndërkombëtar qëllimi i Anglisë ,USA dhe URSS ishte bashkimi i forcave antifashiste për të përballuar bishën naziste. Kjo, Anglisë ne planin strategjik i interesonte shumë sepse – së pari- dobësohej Gjermania kundërshtari i saj historik dhe së dyti , ajo do të përpiqej që ne të gjitha ato vende ,ku kish dërguar këto misione, mbas çlirimit të tyre, ta kishte mundësinë e shtrirjes së zonës e tyre të influencës sikurse ndodhi me Greqinë Jugosllavinë apo dhe gjetkë. Nëse do ecnim me mendimin foshnjarak të Pirros e do besonim se Enveri na qënkish në shërbim dhe agjent i rekrutuar i tyre, do të thotë se na qënkish vetëm një Enver ai që ktheu timonin drejt socializmit dhe jo aspiratat e gjithë PKSH-se dhe të popullit shqiptar. Nëse do ishte e vërtetë kjo atëherë Enveri ne verën e vitit 1944 nuk kish pse tu dërgonte ultimatum forcave ushtarake britanike të cilët tentuan për të zbarkuar në Sarandë që të largoheshin menjëherë. A mund të ndodhte që një agjent të urdhërojë padronin e vet (Anglinë)që largoji forcat e tua nga vendi im, se ky vend ka zot dhe se Shqipëria nuk ështe Greqi që si rezultat i luftës civile i dha shkas të ndërhynë dhe forcat britanike.

 

Logjika e Pirros tej zgjatet si një segment i pakufizuar, duke hamendësuar se Enveri tërë kohën eci sipas programit britanik për të diskretituar socializmin dhe ky program sipas hulumtuesit në fjalë ( aq sa eshte për të …duhet të vshndosesh ulërimen)…u zbatua pike per pike. Pra shkurt, Enveri sipas shkrimit pa bosht të Pirros na lexuesi ende nuk e kupton nëse ai na qënkish një tradhtar…apo hero ?! Po te ish se paska qenë agjent i shërbimit britanik dhe jua u drodhi englezëve , atëherë englezët e kishin fare të lehtë t’i publikonin te gjitha materialet e tij kompromentuese. Nëse do ishte kështu përse Anglia këmbëngulte që Shqipëria te mos pranohej ne OKB, po të ishte kështu përse Anglia akuzonte Shqipërinë për incidentin e Kanalit të Korfuzit dhe pse po kjo Angli ishte e para e cila përkrahte delegacionin grek për pretendimet e Vorio – Epirit ? Nëse do ishte kështu qe Enveri ish agjent i tyre nuk kish arsye pse te prisheshin marr-dhëniet mes dy vendeve. Tani po e marrim se Enveri na qënkish me te vërtete nje agjent i Anglisë:. Shtrohet pyetja : Perse Anglia nuk i ngre një përmendore këtij super agjenti për vlerat e veçanta qe paska mundur të deformoje jo vetëm M-L por dhe socializmin në Shqipëri?! Përse atëherë “Balli Kombëtar”, “Legaliteti” por dhe gjithë spektri aktual politik nuk i ri ngre përsëri përmendoren Enverit me qenë se sipas Pirros ky e paska deformuar enkas socializmin qe te behej i urryer për gjithë boten?

 

Po të ndjekim logjikën e tij, te gjitha vendet duke filluar nga Franca ku Enveri ka studiuar , USA, Anglia, Italia (sepse te italianet ka qenë agjent i SIMI-t), Gjermania etj në kryeqytetet e tyre duhet të jenë domosdoshmërisht statuja e Enverit madje të shpallet hero. Në mos këto vende atëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke qenë se Enveri ja drodhi gjithë popullit dhe qetë qetë si një agjent potencial e çoi vendin socialist ne kapitalizëm sipas direktivës engleze, duhet te ri mblidhet dhe te dënoje te gjitha ata qe i rrezuan shtatoren. Po ballistet dhe legalistët te cilët ishin të lidhur me anglezet a janë ne te njëjtën mendje me Pirron ?! Nuk e di ! Por ma ha mendja se po ti pyesim ..ata do qeshnin dhe pse i kishim kundërshtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …