Ylli Mece

YLLI MEÇE: NË SHQIPËRI NUK KEMI SINDIKATA… POR DASHAMIRËSE TË SKLLAVËRISË KAPITALISTE

Kur i studionim në libra se në sistemin kapitalist krijimi i sindikatave i shërben atij rendi duke e përçarë klasën punëtore na dukej një çudi e madhe. Na dukej e tillë sepse ne kishim një dhe vetëm një klasë punëtore e inkuadruar kjo ne Bashkimet Profesionale të cilat mbronin të drejtat e punëtorëve tanë nga abuzimit dhe vendimet arbitrare që mund të ndërmerrnin drejtues të veçantë burokratë e teknokratë ndaj punëtorëve të cilët mund të bëheshin dhe objekt “hakmarrjeje””duke u dhënë masa ndëshkimore. Në socializëm sindikatat bëheshin mburoje e vërtete e këtyre punonjësve, sikurse dhe me të drejtë mund të mbështetnin masat administrative kur punonjësi jo vetëm se kish gabuar, por në mënyre te vazhdueshme ai mund të behej shqetësim për punën dhe prodhimin. Po sot? Në kuadrin e të ashtuquajturit pluralizëm politik, mbas sabotimit që ju bë socializmit nga vetë kjo kastë e degjeneruar e cila rrëmbeu flamurin e rreckosur të tradhtisë së idealeve te vërteta komuniste, çdo gjë kaloi në të kundërtën e vet. Ata në rolin e “shpëtimtarëve nga diktatura më e egër e kontinentit” ngritën dhe “godinën e shtetit të së drejtës” dhe demokracisë aq shumë të munguar në Shqipëri dhe të ëndërruar prej shqiptarëve, që u shoqërua me me një amalgamë konceptesh idesh deri në anarkizëm të plotë politik

Ndarja ideologjike, shënoi dhe ndarjen dhe copëtimin e klasës punëtore. Ajo tashmë nuk do të ishte më një organizëm solid, por një klasë punëtore e përçarë, të cilat fatkeqësisht në kushtet aktuale është bërë mbështetëse e gjakpirësve të vet. Janë raste të rralla dhe unike kur te ne, punëtoria ngrihet të mbrojë interesat e atyre që e shfrytëzojnë . Të ashtuquajturat “Sindikata” në kuptimin e plotë të fjalës dhe pa asnjë ekuivok, te ne janë kthyer ne Sindi”kaka” . Kanë kaluar më shumë se tre dekada nga sabotimi që ju bë socializmit, por asnjë herë ato nuk i pamë që të dalin e të protestojnë për interesa të tyre. Le të marrim çështjen e punës dhe rritjes së pagave të punëtorëve, sikurse dhe pagën e “trembedhjete” e cila domosdoshmërisht u takon. Por te ne ka me shume se tre dekada që u mbahet punëtorëve..e çuditërisht duke përfunduar në dyfishimin e pagave të deputetëve , ministrave kusarë dhe zv/ministrave sekserë që merren me ndarjen e fitimeve, teksa pensionistët presin që Qeveria tu dhuroje “qafën e patës” ( ose me sakte një pulë të pjekur e cila fluturon pa pëndë një herë në vit) e shoqëruar kjo, në prag zgjedhjesh me rritjen e pagës në ekuivalencë me 1/2(gjysëm) cigare në ditë, dhuratë kjo, që me thënë të drejtën më të lehtë e kanë dhe mund ta bëjnë e dhurojnë kultivuesit e hashashit, se sa Qeveria aktuale.. por dhe ato Qeveri që kanë shkuar njera pas tjetrës tre dekada më parë

Punëtoria e jonë e sindikatave qofshin ato të pa varura nga Rama ( e të varura nga Berisha) por dhe- Kon”fëndë” erata – e majtë, që ja shtron në 1 maj ditën e solidaritetit me qofte zgare e birra “tirane”..ngre dolli për tiranët e vet, të cilët e vjedhin me sy hapur në mes te ditës dhe në fund të ditës festive, ato ngrenë dolli për njëra tjetrën, për të treguar se kur vjen puna për ngritjen e nivelit të jetesës… janë te bashkuara kundër borgjezisë, madje janë gati ti qepen Dajtit përpjetë për të kënduar dhe kënge partizane. Këto “Sindikaka” si ato të pavarura si ato të konfederatës me gjithë derivatet e tyre në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe jetës së vendit, pa më të voglën mëdyshje janë bërë bisht pranë anusit të borgjezisë. Ato ende nuk e kuptojnë thelbin e shfrytëzimit të egër që na bën “zoti kapital” në mes të ditës duke na e pirë gjakun tonë te fëmijëve tanë dhe familjeve tona. Mos në këtë pikë, ka ndryshim kusari nëse është i majte apo i djathte (mega milionerët)? Mos në këtë pikë, kanë ndryshim punëtori sindikalist i djathtë apo i majtë nga xhepi i tyre i grisur dhe i vjedhur?!

A e dinë punëtoret tanë se familja e njerit prej tyre ( e majte…e djathte e qendrës, e lesh e lisë apo dhe e lesh arapit) …. a e kuptojnë se pikërisht një familje shqiptare prej 4-5 personash i kemi borxh bankave te huaja rreth 16.000- 20.000 Eu ? Po pse i kemi borxh – do pyes dikush ? Sepse i kemi marrë për të rimëkëmbur Shqipërinë përgjigjen Berisha, Lilo Floriri , Basha, Rama dhe oligarkët e tjerë. Po si shpjegohet qe vjedhin ministra deputete kryetare partish që na shesin gjakun ( si në Gërdec) qe shesin e rrëmbejnë pasuritë tona të Mëmëdheut qe vjedhin miliarda e miliarda lekë, nëpërmjet projekt buxhetit të shtetit që shpërndahet për investime për të rritur gjoja mirëqenien e popullit, të popullit tonë qorr e përmbi qorra, qe ka më shumë se tre dekada që fle, që lejon shtypësit e vet ti hipin në qafë dhe pastaj ankohemi se po na ikin djemtë se Shqipëria po boshatiset. Jemi ne qorrat e vërtetë jemi ne ata që e pranojmë zgjedhën nga ku borgjezia e tipit të ri që erdhi nga degjenerimi komunist, me maskarenj të tillë si Berisha, Lilua, Mediu, Rama me gjysmën e kabinetit të tij, apo dhe zagarë të tjerë milionerë me hosten në dorë na shpojnë atje ku nuk duhet shpuar duke na thënë..”Oha populll..ohaaa “ “Ohaa Kazil..ec në brazdë të thashë..!! Dhe djemtë tanë marrin arratinë. Po pse kush është fajtori? Mos vallë borgjezia që na shtyp ? Kjo dihet e kemi mësuar madje e di i gjithë rruzulli se “Kapitali i ka duart me gjak”. Po ne ? A nuk jemi ne ata që dalim në protesta vetëm se na “vodhën zgjedhën”…sepse zgjedhjet s’janë tonat, por janë të tyre ?! .Jemi ne ata të tillë që nuk durojmë dot pa zgjedhë në qafë, jemi të tillë madje dhe që kënaqemi teksa e kemi më të lehtë të ulërijmë pse nuk na futin në BE!..Do na futin.. dhe do na e futin or popull, por atëherë do jetë shumë vonë.

 Shqipëria do jetë e huaj dhe për vet shqiptaret, sepse do do të ndodhë të jemi tërësisht pa rini , pse jo madje do vijë një ditë që të gjitha qeveritë tona si rast i rrallë në gjithë botën do përbehen nga debilë dhe në këtë rast i gjithë Mëmëdheu do të jetë i banuar vetëm me pensionistë… Ja pse duhet protestuar për jetën tonë për fëmijët tanë për mëmëdheun tonë…apo jo ? Si thoni ju zonjat “SINDIKAKA” të Shqipërisë ? Uhhh… për pak harrova : Poshtë borgjezia jonë e dashur ! Rroftë e përparoftë e gjithë oligarkia e jonë, pa dallim feje, krahine partie e ideje! Rroftë sindi”kaka” e pavarur.. Rroftë sindikaka e Kon-fëndë- eratës së Shqipërisë ! Oligarkë të të gjitha partive bashkohuni !

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …