Ylli Mece

YLLI MEÇE: PËR CILËT BIE KJO DAULLE ?

Ngjarjet e fundit te këtyre muajve, sidomos “Çështja Bejleri”, “Çështja Dritan Goxhaj”, problemi i provokacionit në Zveçan me sulm te armatosur te forcave paramilitare serbe dhe vrasja policit shqiptar të Kosovës dukej sikur i ka lenë disi në hije problemet tona të brendshme. Dhe është e natyrshme, sepse problemet që lidhen direkt që me “Çështjen Kombëtare” janë e ngelen mbi të gjitha çështjet, teksa kjo situatë e ndezur e gjysëm luftarak,e vendosi një lloj paqeje të heshtur e herë herë të qëndrueshme e herë te pa qëndrueshme midis “mjeksisë së SPAK-ut” dhe pacientit të gangrenizuar nga korrupsioni me pasoja rrënimin ekonomik, që aktualisht është dhe përfaqësohet nga kupola e shtetit Mesazhet në formë radiogramesh të koduara i ka dhënë Arben Ahmetaj i cili aktualisht është përfaqësuesi më i lartë apo më saktë ish Nr.- 2 i Qeverisë Rama. Ahmetaj jo në pak raste por shpesh dhe në mënyrë të përsëritur krahas mbrojtjes që i bën vetvetes si element taktik për një mbrojtje dhe me të sigurt , ka filluar e flet sa me nënkuptime po dhe aq sa kushdo që ka pak tru e kupton se “Delja e zezë” de fakto nuk është ai, por dikush tjetër dhe le të kuptohet se kush eshte “Dashi i vërtetë që i prin kopesë së hajdutërve”.

Daullja, thotë populli ,bie për ata që kanë veshë. Sigurisht që dhe duhet dëgjuar por dhe duhet marrë dhe në konsideratë se..”përse bie kjo daulle” dhe për kë? Cili të jetë “ky dikushi” dhe a do të ish e mundur që Ahmetaj të bënte i vetmuar “korrupsion aktiv..apo dhe pasiv” pa dijeninë e shefit të tij, aq më tepër ku në çështjet e tilla nuk rezulton vetëm një individ i brendshëm por dhe i jashtëm sikurse është zyrtari i lartë i FBI, Mc.Gegonal i cili i vënë përpara drejtësisë ka përmendur dhe K/Ministrin tonë Rama ? Nje pjesë ministrash janë hequr të tjerë kanë ardhur dhe kanë zëvendësuar ata që dyshohen për korrupsion, sepse sikurse e thotë dhe populli “ku ka zë…nuk është pa gjë”! Janë përfolur me radhe thuajse me shumë se gjysma e kabinetit Rama të cilët si në Parlament ashtu dhe në intervistat e tyre janë ç’fajësuar, teksa SPAK vazhdon duke i ndjekur nëpëmjet denoncimeve që bën aktualisht opinioni i ndershëm, denoncime këto që dhe vet opozita aktuale edhe pse copë- copë dhe e çarvalitur i shfrytëzon për të pastruar blozën e imazhit te saj. Por blozës sado gëlqere te shuar e te pashuar t’i hedhesh ajo do e rrjedhe dhe njollat e zeza shfaqen e nuk mund ti zbardhesh dot.. Një faqe nxirë përherë është dhe një “faqe rrogoz” ku çdo kush mund te vendosë të ndenjurat.

Kjo situate e krijuar është me leverdi për kusarët pleq e me eksperiencë të opozites të cilët degjenerimin moral të kastës drejtuese e përdorin me shumë efikasitet që në opinionin publik të hiqen si shpëtimtare të tragjedisë ekonomike që po na ndodh, kjo për të shpëtuar lëkurën e tyre, teksa për vet PS-në që eshte në pushtet radiogrami i tyre është fare i hapur dhe i transmetuar pa kod që do të thotë:”Mos na çani me nder tajaren dhe trapin se ju jini dora e jonë… sepse dora e majte lan te djathtën dhe te dyja ne lajme surratin, prandaj heshtni dhe i qëndroni “me nder” marmelatës tuaj përsipër sepse jini te menderosur. madje më keq se sa ne. Rama këto i kupton i kupton fare mire por luan rolin e një moderatori që dhe hiqet sikur do i dënoje te korruptuarit, por dhe nuk ja mban. Po pse nuk ja mban Ramës ? Sepse Rama këto gjera i ka ditur dhe është e pamundur të ndalë korrupsionin teksa ai është vendosur me “ligj te pa miratuar” që shkurt do të thotë mafia ne pushtet. Nëse Rama këto 10 vitet e fundit me të vërtetë do i kishte shpallur luftë korrupsionit pagat e punonjësve sot do të ishin dy fish sikurse dhe pensionet e atyre qe shkrinë gjithë jetën e tyre ne veprat e socializmit . Unë si qytetar jam katërcipërisht i bindur se dhe SPAK kurrë nuk ka për ti dënuar e ndëshkuar kapuralët e korrupsionit. E çfarë i bëri Di Pietro i Italise gjyqtari i cili mori famë nga sllogani apel që lëshoi “ Me duar te pastra”? Asgje ! Andreoti e Berlusconi shkuan në banjo e mbasi e lanë tajaren e tyre mirë e mirë dolën krejt figura te pastra. Po pse vetëm Italia ka Mafie ? Jo ne jemi të parët dhe le ta marrë vesh bota mbare se mafiozë janë gjithë shqiptarët…dhe kur qenkemi të gjithë mafioze…. atëhere është e kotë që drejtësia e jonë të hiqet sikur do dënoje Saiun, Mediun, Lilingoten ( Ilir Lingoten) Ramën Ahmetaj apo dikë tjetër dhe me siguri që Rama po kërkoi ta ngacmojë më shumë ketë punë… rrezik të kërkojë azil politik pranë Adriatik Llallës sepse do i dalë në ënderr ajo pergjigjia e studentit..”Po ti ku i gjete paratë që bëre vilën e Surroit” ?!…

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës! Nëse nuk hyjmë …