Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Ylli Meçe: TË PIFSHA DOLLINË….OR ENVER HOXHA !

Le të më marrin inat madje dhe le të më quajnë “nostalgjik” sepse mbase i tillë kam qenë dhe ngelem! Po si te mos jem nostalgjik për kohën tonë dhe le ta marrin vesh të gjithë se kudo që të jem do ta ngre një dolli për Enver Hoxhën dhe kur them për E. Hoxhën e kam fjalën për popullin tim, për gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij të asaj kohe të lavdishme. Nuk kam nder mend te analizoj gjithë periudhën e socializmit, por si një qytetar shqiptar pyes ku e gjen të drejtën kjo Ministri Kulture që na përfaqëson në arenën ndërkombëtare, sikur të ishim më të degjeneruarit e Evropës?

A nuk i mjaftuan RTSH, organizatoreve te Festivalit tonë, jurive të ndryshme që i gjithë opinioni i brendshëm doli kundra organizimit dhe dhënies së çmimit të këngës per vendin e parë të Ronela Hajatit e cila jo vetëm në Shqipëri, por tronditi thellë dhe boten përparimtare evropiane, duke e qëlluar me duar” ftoin” e prekur apo të pa prekur të saj, sikur ti binte defit të ndonjë ciganeje ? Ku e gjen të drejtën kjo Ministri Kulture, kjo botë e artit muzikor që orkestrohet nga shteti, të paraqesë me tekst, kostumografi dhe gjeste artin e këngës dhe muzikës së lehtë shqiptare duke e damkosur keq me njolla të dukshme turpi gjithë imoralitet artistik jo vetëm atë pjesë të pastër të shoqërisë tonë dhe për më tepër femrën shqiptareNë fakt për çdo vend e vërteta është, se dhe muzika në veçanti si pjesë e artit në përgjithësi është një forma më e lartë e përjetimit dhe pasqyrimit estetik e shpirtëror të shoqërisë njerëzore, ne një periudhe historike të caktuar; pra është një formë, një element i ndërgjegjes së shoqërisë. 

Nëse dikush e mendon artin vetëm si mjet “hedonistik” pra dëfrimi, mund të themi se është gjysëm e vërteta, sepse arti përfshi dhe muzikën përveçse kënaqësisë dhe shijeve që marrim, është e ngelet produkt i gjithë jetës artistike të shoqërisë dhe si i tillë ai ndikon shumë dhe në shoqërinë njerëzore. Të mos shkojmë larg, por le të përmendim vepra e kryevepra të kohës së socializmit që deri tani asnjë etapë e shoqërisë nuk i ka arritur. A do të mundej dot Kadareja të bëhej i njohur në botë pa “Dimrin e Madh” apo “Gjeneralin e Ushtrisë se vdekur” nëse këto ngjarje nuk do të ishin reale të epokës tonë?. Pse psh qysh mbas viteve 90-te e deri më sot Kadareja nuk ka mundur dot të nxjerrë kryevepra të tilla?! Kuptohet nuk mundet dot më sepse është kohë e maskarenjve. Po si është e mundur që arti dhe letërsia e periudhës së socializmit pati arritje kulmore të tilla që të gjithë njerzit e asaj kohe nuk mund ti harrojnë?

A mund të harrohet “Gjerdani i art” i Dijonit (Dizhon- fr.) ku këngëtaret e valltarët tanë e siguruan këtë ëmim të madh presticioz, ende pa dalë në skenë duke tronditur me madhështine, bukurinë dhe dinjitetin qe i takonte shqiponjat e malit të Shqipërisë, që nuk ngeli radio e Tv ne Evropë pa a transmentuar ?


Çfarë na ka ofruar sot për sot shoqëria shqiptare e kapitalit, përveçse një jetë të zbrazët pa qëllim të hedhur në boshllëk dhe varfëri shpirtërore që manifestohet me një degjenerim total të gjithë jetës artistike në vendin tonë ? Me cilat vepra të mburremi me poemën ”Vrima” të R. Petros që imagjinon me syrin artistik prej një të çmendure e psikopate seks kurvërinë me vëllanë dhe që më vonë teat
ri i baletit na e vendos në skenë dhe për ironi te fatit kjo na u marrka dhe me librin shkollorO” Tempora o morres” ! Shpëtoje idjotokracinë e vendit tonë nga çmenduritë dhe marrëzirat e pafundme ! Deomos, kur i pari i artit të pikturës dhe i pari në rreshtin e ministrave fut kokën në tasin me makarona dhe ekspozon lakuriqësinë e tij e me “bunkartin” nuk ka se çtë ofrojë tjetër veç dekadencës në rënie të shpirtit të klasës që përfaqësojnë. Veçse, ata harrojnë se arti i tyre nuk është arti ynë, nuk është art i shqiptarit, i çdo shqiptari të ndershëm, qofshin ata të parcelizuar në sinoret e PS, PD, Pr, Psd dhe P….. ve, të tjerë. Jo aspak ! Populli ynë e ka pat traditën dhe di ti ruaj vlerat e mira vlera këto të cilat kacafyten përditë me antivlerat.


Marrëzitë e Ministrisë së Kulturës, RTVSH dhe organizatorëve të festivalit 
dhe të disa poetucëve që marrin poza komikesh, janë të tilla dhe as që mund të mendohet që ato të pasqyrojnë vlerat më të mira të popullit tonë, sepse këto vlera veti e virtyte sot për sot mund tu duken atyre si anakronike, qe i ka ikur koha, se na qënkëshin “ vlera te sistemit komunist” etj..etj.Mjeranët nuk e marrin dot me mënd se ajo kohëqë sot e mallkojnë, krijoi një atmosferë të tillë artistike e kulturore për tu admiruar në të gjithë zhanëret e saj art ky që na e vlersonte dhe bota
Po çfarë na ofron Rama , Berisha, Mediu, Meta dhe gjithë karvani i shkronjave të ndryshkura 
të bythë përdalëveKu është arti i festivaleve të mëparshme që u këndohej rinise, jetës, dashurisë, mbrojtjes, nënës, shokëve, mësuesve, atdheut, tokës, kantiereve etj..etj..etj. ?! Nuk ka ! Nuk ka sepse nënat kanë ngele vetëm me pleqtë e tyre as nuk japin, por dhe as nuk po marrin dot dashuri, mbasi bijtë e tyre kane marrë arratinë, nuk i këndohet me dashurisë sepse kjo ndjenjë është zëvendësuar me provën e bashkëjetesës, te marrim ke te duam, kur ta duam, ta mbajmë sa te duam, të shkërbythemi sa te duam dhe pastaj ta braktisim kur të duam. Nuk i këndohet më Atdheut sepse ne as sot , nuk e dimë kë kemi atdhe, ngaqë tashmë më shumë mendohet për Evropën. Nuk i këndojmë rinisë sepse një pjesë e tyre janë me kallash ose me hanxhar në dorë duke zëvendësuar bujqit në mbjellje të hashashit, ose duke luftuar sipas kanunit të”Sali kusar Dukagjinit”, nuk i këndojmë më aspak mbrojtjes sepse Shqipëria s’ka më mbrojtje dhe në rast të një lufte, atdheut për zot do t’i dilnin pleqtë dhe plakat te malsisë e të labërisë, të cileve duhet tu jemi mirënjohës, sepse kanë bërë stërvitje ushtarake qysh në kohën e “Xhaxhit”. 

Ja pse shoqëria shqiptare e sotme , as që mund të krahasohet me me kohën tonë që gëlonte jeta artistiko – kulturore në të gjithë vendin, ndaj dhe Shqipëria e asaj kohe, as që mund të krahasohet me këtë shoqërinë e sotme. Jemi i njëjti popull por në kohë të ndryshme. Dhe unë labi po e ngre dollinë time me opingë për atë kohë. Zuskat dhzuzarët e politikës, por dhe ato ordinere të artit të fëlliqur, le të më shajnë, madje dhe të më shajnë ata do ta kisha shumë për nder ! Hajde gëzuar të na rrojë”ftoi” i pjekur apo i papjekur i Hajatit që zvëndësoi defin në festivalin e Evropës! Oreeee…ajo Hajati mos ja beri kastile, asaj zuskës Evropës duke dashur t’i thote… se ja na plasi ne dhe po nuk na futet ne Evropë. Punë dreqi… ec e kuptoji këta artistët ! Kish të drejtë teta Ollga kur i thoshte kështu këto fjalë për Koçin i cili kishte rënë nga shkallët dhe pat marrë”penallti në kokë”

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …