Ylli Mece

YLLI MEÇE: TIKUUUUUUU…IK ! IK TË THEMI E MBATHJA, SE KEMI PLAN PËR TË TË ARRESTUAR !


Kjo në fakt ka qenë një thirrje e heshtur një mesazh i hapur që organet tona të drejtësisë ja patën drejtuar indirekt 
ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llallës i cili ishte marrë në hetim nga SPAK për veprën penale të fshehjes se te ardhurave dhe pasurisë , për deklarim te rremë dhe mos përputhje dhe mos justifikim të shumave dhe burimeve financiare.

Nuk qenkan pak për një kryeprokuror i cili dhe sa ish në detyre e zvarriti çështjen e Gërdecit e sidomos dy oficerëve gardistë që hapen zjarr me 21 janar duke mos u futur në thellësi të krimit te hapur shtetëror te ekzekutorëve te vërtete te cilët dhanë urdhrin për pushkatim. Pra ai, as nga ana profesionale nuk e justifikoi qëndrimin në detyre por më shumë u mor me krimin ordiner të larjes së hesapeve midis individëve dhe bandave rivale dhe nuk është çudi që fitimet më të mëdha ti ketë nxjerrë pikërisht nga krimi ordiner i cili konkurron denjësisht me atë shtetëror.

Nga pikëpamja e procedurave penale është i njohur fakt,i se nëse një person hetohet dhe është nën akuzë, ai duhet të mbahet nën vrojtim e kontroll të pandërprerë dhe këto të dhëna hidhen dhe në sistemin”TIMS” në të gjitha pikat e kalimit kufitar nga ku duhej të parandalohej arratisja e tij. Po ç’ndodhi ? Llalla u arratis duke e kuptuar fare qarte mesazhin e dhënë nga sistemi i drejtësisë që do të thoshte : Tikuuu….., ik e mbathja ku të duash ti se ne kemi ndërmend që të arrestojmë e të të dënojmë dhe ta dish se po të dalim borxhit e nëse nuk ikën…në qafë paç veten ! Bëj kujdes Tiko..Tiko bëj kujdes e vetëm në Amerikë mos shko, sepse ata andej nga matanë kontinentit ta kanë bërë “benë” ndaj dhe jo pa qëllim të kanë shpallur “non grata”…dhe ti këtë gjë e di më mirë se ne ngaqë te kemi patur kumandant

Ne do të ta bëjmë gjyqin se ashtu e do puna do të sekuestrojmë ca gjera( jo të gjitha se i ke me djersen e bythës) do të të japim dhe një dënim simbolik, por meqenë se ti je i sëmurë do të ta ulim dënimin që kur të kthehesh të kandidosh përsëri për Ministër Drejtësie. Çdo gjë shkoi sipas parashikimeve të planifikuara sepse për deri sa Kryetari i prokurorëve kaloi pa as më të voglin shqetësim, do të thotë se jo vetëm në te gjitha pikat e kalimit kufitar nuk ka pat absolutisht ndonjë urdhër ndalimi për të, por nga ana tjetër të lind dyshimi se dhe struktura të veçanta të shtetit e kanë ditur se ai do largohej nga Shqipëria. 

Por përveç trajtimit të këtij problemi në aspektin tonë të brendshëm, lind dhe një pikëpyetje e madhe sidomos në marr dhëniet me jashtë : Si është e mundur që shteti italian i jep një personi në ndjekje penale statusin e “azil kërkuesit politik”? Ambasada e Italisë ( pa u futur në punët e brendshme te saj) dhe vet ambasadori Bicci ka bërë takime jo vetëm me të por dhe me strukturat e tjera si të policisë ashtu dhe të sistemit tonë të drejtësisë të bazuar në eksperiencën e tyre ne luftë kundër MAFIA-s nuk e kanë informuar Ministrinë e tyre dhe strukturat shtetërore se ky K/prokuror nga drejtësia shqiptare po merret nën akuzë? Për deri sa USA e ka shpallur “non grata” si është e mundur që Italia e merr nën mbrojtje një person i cili në vend të ishte ne frontin e parë të luftës kundër krimit, kalon e dezerton duke u bërë bashkudhëtar i krimit?!

 

Në mas media u çanë membranat e altoparlantëve dhe u plasaritën ekranet e Tv nga ku gjithë ambasadorët evropiane të ardhur e të larguar, në takimet e realizuara kanë qenë të fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në luftën kundër”peshqëve të mëdhenj”. Mos vallë Italisë, Llalla u duket peshk i vogël?! Ky veprim i Qeverisë Italiane dhe i asaj strukture që i dha statusin politik një prokurori që ka kryer vepër penale bie ndesh me interesat e popullit shqiptar i cili nuk po gjen qetësi, nga që ka më se tre dekada që kërkon drejtësi. Një shtet serioz cilësohet dhe vlerësohet i tillë jo nga fjalët por nga veprat dhe qëndrimet që mban ndaj krimineleve. Italia duhet ta dijë mirë se Prokurori Llalla nëse është një person që ka dëmtuar popullin shqiptar e që Italia atij tashmë i fërkon kokën, indirekt dëmton dhe popullin italian. Slogani ”me duar te pastra” i iniciuar nga gjykatësi i Italisë Di Pietro këtu e tre dekada më parë ngelet aktual dhe sot për gjithë sistemin e drejtësisë dhe te ne. Unë besoj se midis Shqipërisë dhe Italisë duhet të ketë dhe marrë veshje ekstradimi për personat në kërkim e aq më tepër që ai është dhe i dënuar. Motivi se i rrezikohet jeta në Shqipëri nuk qëndron aspak, sepse ai në Shqipëri ishte kaq e kaq vite dhe asgjë nuk i ndodhi ! Se mos Llalla ka qenë i ashpër me mafiozet shqiptarë dhe hajde se mund të besohej!

Përkundrazi ai me fije te dukshme e te pa dukshme ka qenë në një farë mënyre i lidhur me ta e sidomos me MAFI-en e kupolave shtetërore. Të jetë i sëmurë sikurse pretendon? Çudi e madhe me këta shtetarët e korruptuar, si nuk doli njëri që para se të behej Kryetar gjykate, K/prokuror, ministër Guvernator banke etj të deklaronte se unë e refuzoj postin që më ofroni nga që kam probleme me shëndetin dhe nuk mund ti shërbej dot popullit. Si është e mundur që sëmuren të gjithë kur përballë tyre fryn një fllad i lehtë drejtësie ?


Shprehem “fllad i lehtë drejtësie” sepse ne fakt ky fllad ata thjeshte sa i qetëson madje dhe i freskon. Shtrohet pyetja: Po nëse këto veprime do i bënte një nëpunës i thjeshte i bashkisë ? Atë orë ziun do e futnin brenda ditës në qeli Llalla ja hodhi sepse përvec shtëpisë në Tiranë a Durrës i dhanë dhe hyrje në Itali dhe me këtë rast Italia do i jap dhe një pagë mujore. Pse jo ?! Llalla di shumë se cilët janë, balenat, peshkaqenët, elefantët e detit qefujt e deri te cironkat, 
mbase këto të dhëna u shërbejnë. Ç’na gjet belaja me këtë Italinë, mirë në kohë lufte mblodhi gjithë ballistët, po tani në kohë paqeje, pse na i trajton njerëzit tanë si ballistë duke u dhenë statusin e azilantëve politike?! Mos e dhëntë që një ditë të kërkojnë azil Saliu, Meta, Mediu, Salinjani, Ahmeti, Rama, Koka,Luli, ..(ah… jo Luli, jo se ai e ka marrë me kohe). O zot sa shumë ballistë që paskemi dhe mbas çlirimit !

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …