KMDLNJ: SBASHK-u është përgjegjes për rezultatet katastrofale në PISA, por po vazhdon me degradimin e sistemit arsimor

KMDLNJ dha detaje për bastisjen nga Gjykata Speciale të shtëpive të Flamur Sopit e Nuhi Ahmetit

Sipas informatave të KMDLNj-së mbrëmë, më 2 maj 2023, policë të Gjykatës Speciale – EULEX-it bastisën shtëpinë e Flamur Sopit dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë. Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë midis orës 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së. Nuhi Ahmeti i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhrin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar. Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX. KMDLNj ka bërë me dije se është në pritje të përfundimit të intervistimit të Nuhi Ahmetit në mënyrë që të mësojë për arsyet e bastisjes dhe qëllimet e intervistimit. Gjatë bastisjes nuk ishte i pranishëm avokati shkaku se Nuhi Ahmeti nuk ka kërkuar praninë e avokatit ndërsa gjatë intervistimit do të jetë i pranishëm avokati i autorizuar nga z. Nuhi Ahmeti”, ka njoftuar KMDLNj, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …