Zafir Berisha

Zafir Berisha: Urrejtja e një pjesë e qytetarëve kundër UÇK-së, ishte dhe mbetet misioni i mbetjeve serbo-sllave në Kosovë

Sot, propaganda është metoda më e shquar e luftës psikologjike, e cila praktikohet nëpërmjet mediave me shkrim dhe elektronike, si dhe shërbejnë për të arritur qëllimin që i kanë vendos vetvetes, ose ja kanë vendosur të tjerët (punëdhënësit)!

Një pjesë e mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë, menaxhohen nga individë, të cilët direkt apo indirekt kanë qenë shërbëtor të aparatit të dhunshëm shtetëror të Serbisë (Jugosllavisë), ku kanë pasur edhe privilegje për shërbimet e tyre, privilegje të cilat i humbën kur u çlirua Kosova nga UÇK-së me ndihmën e Nato-s.

Menjëherë pas luftës, të mbetur “jetim” derisa Serbia u këndell nga humbja në Kosovë, ata përkohësisht gjetën strehë nën ombrellën e ndonjë “komandanti” naiv apo edhe nëpër zyrat e regjimit të përkohshëm të “unmikistanit”.

Një pjesë e tyre duke qenë afër dy burimeve të informacionit, rivendosën lidhjet e vjetra me patronët në Serbi dhe vazhduan misionin e tyre tashmë në rrethana të reja.

Efekti i misionit të tyre tashmë është evident, i prekshëm dhe i dukshëm, thellime i përçarjes politike, fetare, krahinore deri në vëllavrasëse.

Viktima të misionit nga mbetjet serbe në Kosovë fatkeqësisht ranë edhe disa pseudo intelektualë dhe shumë qytetarë, të cilët nuk ishin dhe nuk janë në gjendje edhe sot të dallojnë të bardhën nga e zeza, siç vazhdojnë të mos e dallojnë çka është lajmi i fabrikuar për qëllime të caktuara!

Shumë media, disa edhe të rreme, që menaxhohen nga shërbimi sekret i Serbisë si dhe shumë faqe e emra në rrjetet sociale në mënyrë të orkestruar nga një “qendër”, kanë arritur që shoqërinë tonë ta fusin në një krizë të thellë morale, duke etiketuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë. Kjo solli që qytetarët të humbin besimin te njëri-tjetri si dhe në institucionet e vendit.

Urrejtja e krijuar tek një pjesë e qytetarëve ndaj luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së me një anë dhe partive dhe eksponentëve partiak në anën tjetër, ishte dhe mbetet misioni i mbetjeve serbo-sllave në Kosovë, të cilët çdo ditë vijojnë ta infektojnë qytetarin!

Sot, pas më shumë se 20 vitesh, lufta speciale dhe propagandistike nuk është e rastit as aksidentale, që luftëtarët e UÇK-së përballen me një gjykatë si ajo e Hagës e cila buron nga raporti i senatorit Dick Marty, raport ky i formuluar nga dosjet e Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj, me të cilët UÇK-së dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë në luftë për tu çliruar.

Nuk është zbulim i ujit të nxehtë nëse e thua atë që besoi se pjesa e madhe e opinionit e dinë, se qëllimi politik i Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe ideatorët e kësaj gjykate (Serbi, Rusi dhe argatët e tyre) kanë për qëllim dhe objektivë për ta barazuar luftën çlirimtare të Kosovës me luftën gjenocidale dhe okupuese të Serbisë, për me arritur deri te ajo që e tha Vuçiqi pra disa dite në arsyetimin se pse nuk kërkon falje për atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 1998/99 ; të gjithë kanë bërë krime!

Tendenca për me barazua luftën për liri me luftën okupuese është tendencë për me len rajonin e trazuar dhe gjurmë për me u përsërit historia në emër të “pajtimit”!!!

Dikush i financuar e me vetëdije, mision dhe qëllim, si dhe një pjesë e madhe pa vetëdije po qojnë ujë në mullirin e Serbisë!!!

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë …