akup Krasniqi, u ka bërë të ditur prokurorëve të Gjykatës Speciale se ata nuk mund të flasin në emër të popullit të Kosovës

Zëdhënësi i UÇK-së gjatë luftës, Jakup Krasniqi, kërkon lirim të përkohshëm gjatë pushimeve verore të Gjykatës Speciale

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka paraqitur një kërkesë për lirim të përkohshëm nga paraburgimi, gjatë pushimeve verore të Gjykatës Speciale. Këtë  kërkesë është ushtruar mbrojtja e tij.  Sipas dokumenteve të Gjykatës Speciale, mbrojtja e Krasniqit argumenton se lirimi i tij për një periudhë të kufizuar prej tre javësh, nën masa të rrepta sigurie, do të reduktonte çdo rrezik të pretenduar të pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme. Masat e propozuara përfshijnë ndalimin e deklaratave publike, qasje të kufizuar në pajisje komunikimi dhe internet, qasje të kufizuar për vizitorët dhe monitorim të komunikimeve. Mbrojtja gjithashtu argumenton se lirimi i përkohshëm do të ishte proporcional dhe në përputhje me të drejtën e Krasniqit për jetë familjare, duke marrë parasysh moshën e tij të shtyrë dhe faktorë të tjerë personalë. Megjithatë, trupi gjykues ka refuzuar kërkesën dhe ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit të Jakup  Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …