Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kërkon që masat rigoroze kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë edhe me tutje

Zemaj: Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me zbatimin e ashpërsimit të masave ndaj të gjithë atyre që nuk po i zbatojnë ato. Ai ka shkruar se për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafiteri. Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, përndryshe do të ketë ndëshkime! Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …