Prof.asoc.dr. Sabit SYLA: Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë ndaj demonstratave në Kosovë me 1981 IV

Zeni Bilimani: AI NUK VDES KURRË!

Enver Hoxha, ishte një udhëheqës i madh, me  aktivitete politike dhe shoqërore tepër intensive e të pandërprera që shtrihet prej me shumë se gjysmë shekulli me vepra teorike të shumanshme , me një mendje të mprehtë , të cilën e vuri tërësisht në shërbim të Revolucionit.

Përballë një personaliteti te tillë të Luftës, të punës e të dijes nuk është e lehtë të gjesh në çdo rast fjalët e përshtatshme  të veçosh tiparet karakterizuese, midis larmisë se pafund të cilësive e vlerave të shquara të tij.

Si burrë i Revolucionit socialist me Partinë e themeluar me shokët e tij: PKSH/PPSH që krijoi e rriti dhe e forcoi, i bëri bashkë zemrat e popullit, kombit shqiptar edhe pse në kushtet e një ilegaliteti të vështirë, përballë reaksionit fashist dhe tradhtarëve të vendit. Enver Hoxha e ngriti popullin në luftë të armatosur kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit.

Organizoi dhe drejtoi Ushtrinë Nacional Çlirimtare dhe e fitoi luftën duke çliruar Shqipërinë më 29 Nëntor 1944.

-Kjo ishte meritë e tij, e Partisë dhe e popullit që Shqipëria u rreshtua me shtetet e mëdhenj të botes në koalicionin e madh antifashist.

-Me urdhër të tij Ushtria Nacional Çlirimtare e çliruan Kosovën dhe disa territore të ish-Jugosllavisë deri në Vishegrad.

Me zgjedhje të lira popullore në vitin 1946 qeveria e tij demokratike, për herë të parë në historinë e Shqipërisë e solli popullin në pushet, me armën e sigurt të paqes, diktaturën e proletariatit.

Me ritme të shpejta shëroi plagët e luftës  të rindërtimit dhe të zhvillimit të vendit.

Gjate ndërtimit të socializmit, me planet dy e pesë vjeçare ngriti një industri të fuqishme që dikur nuk ekzistonte fare.

Po me këto plane të zhvillimit ekonomik të vendit, zhvilloi bujqësinë intensive që nuk ekzistonte fare.

U emancipua gjithë shoqëria shqiptare, femra shqiptare fitoi emancipimin e saj dhe u bë e barabartë me burrin në të gjitha drejtimet  e jetës ekonomike, politike, arsimore, shkencore, kulturore dhe në drejtimet shoqërore dhe ato shtetërore.

U zhvillua shëndetësia në shkallën më të lartë dhe shërbimi falas për gjithë popullin, që dikur nuk ekzistonte.

U zhvillua arsimi dhe kultura në shkallën më të lartë dhe falas për gjithë popullin që me parë nuk ekzistonte.

Nën kujdesin e tij në Shqipëri u zhdukën të gjitha sëmundjet ngjitëse dhe ato të zhdukjes në masë si kolera, malarja  tuberkulozi, fruthi e të tjera sëmurje që e kishin shoqëruar me shekuj popullin tonë.

Me porosi të tij dhe në gjurmët e lavdishme të Ushtrisë Nacional

Çlirimtare  shumëfishoi ushtrinë popullore në sasi dhe cilësi, e bëri atë të pathyeshme dhe me armatim moderne nën moton Ushtri e popullit shqiptar  për mbrojtjen e Atdheut dhe fitoreve të arritura.

Enver Hoxha, si vazhdues i denjë i Marksizëm-Leninizmit punoi dhe ideoi përhapjen e ideologjisë së pavdekshme të komunizmit në shumë vende të botës së përparuar.

Pra, Ay ishte internacionalist i madh i popujve liridashës kudo nëpër botë.

Si patriot dhe vizionar i madh, Ay dinte të dallonte miqtë e vërtetë të Shqipërisë, por njëkohësisht iu vinte “kufirin te thana”, fuqive imperialiste  me në krye SH.B.A. si xhandari ndërkombëtar i popujve të shtypur të globit.

Te flasësh e të shkruash për Enver Hoxhën ka shumë.

Enveri, ishte edhe udhëheqës i Revolucionit e Komandant ushtarak, burrë shteti i shquar diplomat i madh, organizator i shquar dhe ideolog me shpirt e mendje novatore, revolucionar, politikan mendjemprehtë, reformator shoqëror dhe arkitekt i ndërtimit te socializmit, por ka pasur një veti Ay, që karakterizonte qenien e tij: dashuria për popullin e tij.

Enveri, nuk u lind i tillë. Dashuria për popullin e bëri burrë shteti.

11Prill 1985 ,si sot 38 vite më parë, populli dhe Shqipëria humbën këtë udhëheqës të madh, kombi pësoi dhimbjen me të thellë.

Populli në çdo familje e qau Enverin, si njeriun e familjes së vet, se ashtu e konsideronte atë.

Ay vigan i luftës dhe i punës, ishte skalitur për dyzet e pesë vite në zemrat e popullit.

Burrat si Enver Hoxha, nuk vdesin kurrë!…

Ata, janë skalitur në kujtesën e shqiptarëve. Kjo kujtesë do përcillet dhe në brezat e ardhshëm që do vine.

Enveri, bëri EPOKË.

Për këtë flasin mësimet dhe veprat që Ay ia la Atdheut , popullit dhe kombit.

LAVDI TË PËRJETESHME ENVERIT TONË!

11prill 2020

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …