Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Strasburg të Francës

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Strasburg të Francës

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Strasburg të Francës, ku ka zhvilluar takime me deputetë të Parlamentit Evropian. Në takimet me eurodeputetë, Hoxhaj ka deklaruar se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën. Ai  ka takuar kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme , Dejvid Mek Allister, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, sa i përket liberalizimit të vizave, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e tij që pasi që Kosova t’i kryejë detyrat e saj të brendshme të krijohet një momentum brenda Parlamentit Evropian, që liberalizimi i vizave t’u jepet qytetarëve të Kosovës brenda vitit 2018. Për këtë temë, Hoxhaj ka diskutuar edhe me mbështetësen e madhe të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, eurodeputeten Tanja Fajon, si dhe eurodeputetin sllovak Eduard Kukan.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …