Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se emrat e deputetëve që do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër do të dihen para seancës konstituive të Kuvendit. Ai ka treguar se gjatë javës që lamë pas Haradinaj ka marrë mbështetjen e disa deputetëve jashtë koalicionit PAN për formimin e Qeverisë. Sa i përket propozimit të PDK-së për kryeparlamentar, Hoxhaj ka thënë për “Epokën e Re”, se i preferuar i PDK-së për këtë post është lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, ndonëse ky i fundit ende nuk ka vendosur për këtë çështje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
