leoni

Zëvendësministri Arifi priti në takim përfaqësuesen e Zyrës për Zhvillim Rajonal Dragana Djurica

Zëvendësministri i  Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi ka pritur në takim përfaqësuesen e  i RCC (Zyra e Zhvillimit Rajonal),  Dragana Djurica. Takimi është mbajtur në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit. Zëvendësministri Arifi ka thënë se përmirësimi i  turizmit përbën një pjesë të rëndësishme të detyrimeve që rrjedhin edhe nga MSA, e cila u nënshkrua ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që hyri në fuqi në prill të 2016-tës. “Procesi i zbatimit të kësaj Marrëveshjeje pasohet nga Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes MSA, kapitulli 20: Politikat e ndërmarrjeve dhe ato të industrisë, ku parashihet përafrimi i legjislacionit të Kosovës me Acquis të BE-së. Neni 101  i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mbi turizmin parasheh një zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm të turizmit, duke studiuar mundësitë për operacione të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve turistike, të ekspertëve, institucioneve dhe agjencive të tyre kompetente në fushën e turizmit, gjithmonë duke marrë parasysh acquis-in e BE-së për këtë fushë”, ka thënë Arifi. Arifi ka theksuar se turizmi sot është ndër industritë më të mëdha që krijojnë vende pune më shumë se shumica e sektorëve të tjerë. “Vendet në zhvillim si Kosova kanë mundësinë të përfitojnë nga turizmi, veçanërisht në uljen e varfërisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, për ta zhvilluar si sektor, qeveritë duhet të marrin disa masa në mënyrë që të tërheqin turistë të huaj dhe vendorë për të shpenzuar paratë e tyre. Megjithëse turizmi nuk është një sektor shumë i zhvilluar në Kosovë, turizmi natyror, kulturor dhe historik janë përvojat më të kërkuara të udhëtimit”. Sipas Arifit mundësitë që ofron Kosova janë në përputhshmëri me zhvillimin e turizmit jo vetëm për një sezon, por edhe gjatë katër stinëve të vitit. “Bukuritë natyrore dhe kulturore që ka Kosova: luginat, lumenjtë, liqenet, ujëvarat, shpellat, banjat termike, parqet kombëtare, pastaj trashëgimia kulturore-historike, (disa në listën e trashëgimisë së UNESCO-s), zona të ndryshme rurale dhe urbane, nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë të gërshetuara si nga ana profesionale ashtu edhe ajo artistike dhe të prezantuara në një format të tillë”, tha Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …