Zëvendësministri Syla dhe gjeneral Cikaqi pritën në takim ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel

Zëvendësministri Syla dhe gjeneral Cikaqi pritën në takim ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, pritën në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine Butel.  Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për së afërmi me atasheun e ri francez të mbrojtjes, kolonel Nicolas Coussiere. Fillimisht, zëvendësministri Syla, i uroi postin e ri, kolonelit Coussiere, duke theksuar se tashmë një atmosferë shumë e mirë e punës është krijuar me atasheun paraprak të tij dhe se një bashkëpunim i tillë të vazhdojë duke u thelluar edhe më tej.  Gjithashtu, zëvendësministri Syla e falënderoi ambasadoren Butel për kontributin e gjithanshëm të dhënë nga ana e shtetit të Francës për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Ai, ndër të tjera, i rikujtoi objektivat, qëllimet   strategjike, si dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në anën tjetër, ambasadorja Butel e siguroi zëvendësministrin Syla për vazhdimin e  mbështetjes së fuqishme dhe bashkëpunimit të mirë me Republikën e Francës dhe siguroi së përmes atasheut të ri, kolonel Coussiere, ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …