ZRrE miraton rritjen e çmimit të rrymës me 16.1% duke filluar nga 1 maji

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji  ka miratuar sot rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%. Vendimi u mor në mbledhjen e katërt me radhë të këtij institucioni. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 maji 2025 dhe do të aplikohen për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Sipas ZRrE-së, vendimi për rritje u mor më 11 prill 2025, si pjesë e planifikimit tarifor për periudhën 2025–2026. Qytetarët do të përballen me kosto më të lartë për energjinë që konsumojnë. Vendimi është pritur me pakënaqësi nga qytetarët. Të njëjtën ditë u mbajt një protestë kundër shtrenjtimit. Janë paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim. Rritja vjen në kohë sfiduese për shumë familje me të ardhura të kufizuara.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …