ZRRE-ja

ZRRE vendosi që energjia elektrike në Kosovë të shtrenjtohet për 15. 4 për qind

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim që energjia elektrike të shtrenjtohet për 15,4 për qind në Kosovë. Tarifat e reja me shtrenjtim do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli 2023. Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, në mbledhjen e bordit tha se “arsyeja është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike”, meqenëse kanë konsideruar se nëse nuk ka furnizim të qëndrueshëm kostoja do të jetë shumë me e madhe sesa kjo rritje. Ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, ka theksuar Fejzullahu. Arsye të tjera të rritjes së çmimit të energjisë elektrike janë përmendur edhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend dhe shkalla e lartë e inflacionit. Ymer Fejzullahu tha se tarifat e reja janë në fuqi deri më 31 mars të vitit 2024, në rast se nuk ka ndonjë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm për rritje shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …