Behxhet Pacolli

Zv. kryeministri, Behxhet Pacolli është pritur në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit

Gjatë qëndrimit në Uashington ku u mbajt konferenca ministeriale për liritë fetare, zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli Pacolli është pritur në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit ku zhvilloi një bisedë me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi,Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit. Pas bisedës së zhvilluar, zëvendës kryemistri, Behxhet Pacolli deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë fuqishëm prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit. Në margjina të Ministerialit të parë për avancimin e Lirive Fetare në botë, që po zhvillon punimet në Uashington D.C., ministri, Pacolli, ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Maik Pompeo dhe homologë të tij nga vende të ndryshme që morën pjesë në Ministerialin për avancimin e Lirive Fetare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …