Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, reagoi pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjakë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, reagoi pas vendosjes së bazës së policisë kufitare në afërsi të kufirit me Serbinë, në Bërnjakë

Në Reagimin e Zyrës  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se  veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim, dhe ai është të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren, në momentin shumë të ndjeshëm të sigurisë me të cilin po përballet e gjithë bota. Një skenar i tillë nuk do të funksionojë, sepse janë serbët që e dinë çmimin e paqes dhe nuk bien pre e provokimeve të forcave të Kurtit, për të cilët konfliktet dhe pushtimi i veriut janë obsesioni më i madh. Të mos provokojë Beogradin dhe serbët në Kosovë e dhe të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë duke shkelur marrëveshjen, sepse në atë rast e gjithë përgjegjësia është e Prishtinës dhe e ndërkombëtarëve”, nënvizohet në reagimin e kësaj zyreje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …