Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Shkatërrimi vjen nga despotizmi i brendshëm

Kombeve, Shteteve, Partive dhe cilitdo komunitet të organizuar, shkencor, shoqëror a biznesor; moszhvillimi, mossuksesi, rrënimi e fundi nuk u vie nga jashtë, i kanë brenda vetës se tyre, për shkak të paaftësisë se drejtuesve, padijes e paaftësisë menagjuese me kombin, shtetin e pasuritë tjera kombëtare, njerëzore a ekonomike qofshin.

Shkurt, asnjë komunitet i organizuar si Komb, Shtet a Parti, nuk shkatërrohen nga armiqtë e jashtëm, përkundrazi, armiqtë e jashtëm ju dhënë forcë e imunitet. Ashtu si Lëvizja jonë Kombëtare Çlirimtare e cila nëpër dekada mori forcë e energji për të luftuar e fituar mbi armiqtë e egër e gjakatar. Ajo, ndonjëherë edhe u mund, por nuk u gjunjëzua kurrë para vështirësive.

Shkatërrimin e moszhvillimin partive politike pas Luftës Çlirimtare në Kosovë, ua kanë shkaktuar drejtuesit despotë të tyre. Po kjo praktikë jo demokratike që i ka shkatërruar partitë politike, demokracinë e brendshme, organet drejtuese të tyre i kanë shkatërruar e i kanë bërë jo funksionale institucionet e shtetit, nuk e kanë ndihmuar zbatueshmërinë e Kushtetutës e të ligjeve, pasi ato i kanë drejtuar e menaxhuar në stilin e bajraktarëve të Mirditës!

Për asgjë nga këto që u thanë më lartë, faji nuk mund të kërkohet te armiqtë e jashtëm të kombit, shtetit apo të partive politike, të cilët armiq para 18 vjet i kemi nxjerrë jashtë Kosovës me “bisht ndër shalë” dhe të njëjtit i ndihmuan disa pakurrizor që t’na përzihen në punët tona të brendshme, 18 vjet pas dëbimit! Te tillëve duhet tu themi: armiqtë e shkatërrimit të shtetit apo të partive politike demokratike kërkojeni brenda despotizmit tuaj primitiv. Armiqtë kërkoni brenda vetës suaj!

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …