vipa
vala
muqa 900
Fillimi / Ekonomia / Januzi: Ballkani, treg më i hapur për produktet bujqësore

Januzi: Ballkani, treg më i hapur për produktet bujqësore

Bashkëpunimi i shteteve të Ballkanit në bujqësi, është duke u fuqizuar në vazhdimësi, si në shkëmbimin e përvojave ashtu edhe në bartjen e njohurive rreth politikave dhe masave për bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, këto vende duhet të bashkëpunojnë edhe më tej për të pasur një treg më të hapur në mes tyre.

Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , Vezir Januzi, në takimin e dhjetë vjetor të Grupit Drejtues Rajonal për Evropën Juglindore (SWG), i cili sivjet po mbahet në Mal të Zi.

Me këtë rast, ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që të kontribuojë sa më shumë në forcimin e rolit dhe nismave të SWG-së dhe padyshim edhe në nisma të tjera të reja që ndihmojnë në afrimin më të madh mes nesh. Ai po ashtu, gjatë këtij takimi ka folur edhe për proceset zhvillimore në sektorin e bujqësisë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës e ka vënë në prioritet zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit kemi ndarë nga buxheti qendror mbi 90 milionë euro për bujqësinë duke ndihmuar në rritjen e sipërfaqes së tokës së punuar, rritjen e prodhimit, shtimin e agrobizneseve përpunuese, e çka është me e rëndësishmja hapjen e afër 6 mijë vendeve të reja të punës në bujqësi vetëm nga investimet tona në skemat e granteve dhe subvencioneve”, ka thënë ai. Këto investime, sipas zëvendësministrit kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend.

Po ashtu, gjatë këtij takimi zëvendësministri Januzi, ka bërë thirrje edhe njëherë që vendet e Ballkanit të jenë një treg edhe më i hapur dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën aty ku secili ka përparësitë.