Brickos

Ministria e Financave premton përkrahje për bizneset e diasporës

Ministri i Financave Avdullah Hoti mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare i cili u mbajt në New York, thuhet në kumtesë e Ministrisë së Financave.

Për takimin me rrjetet e Bizneseve të Diasporës Ministri Hoti theksoi se kjo është një ngjarje historike sepse bashkoi bizneset shqiptare nga 22 vende të ndryshme të botës. Biznese nga SHBA, Kanada, Gjermani, Austria, Zvicra, Suedia, Italia, Belgjika dhe shumë vende të tjera të cilat prezantuan projektet e tyre biznesore, ku disa nga këto biznese tanimë kanë investuar edhe në Kosovë.

Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve Ministri Hoti duke ju drejtuar pjesëmarrësve në këtë Forum sqaroi ata se Kosova ka bërë progres në zbatimin e politikave fiskale të thjeshta dhe transparente, që janë të parashikueshme dhe që nuk ndërrojnë çdo vit.

Ai gjithashtu njoftoi të pranishmit se rritja ekonomike mbi 4%, stabiliteti i sistemit financiar, rritja e investimeve të jashtme dhe vendore, rritja e remitancave dhe e besueshmërisë së partnerëve tanë ndërkombëtar, janë rezultat i një pune të përkushtuar të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Mustafa. Kishim një diskutim përmbajtësor sa i përket krijimit të kushteve të të bërit biznes në Kosovë. Ndërsa Ministria e Financave ka marrë rol prijës në këto reforma si asnjëherë më parë duke u mbështetur në qasjen pro biznesore dhe pro ekonomisë që ka vetë Kryeministri.

Firma të suksesshme nga diaspora jonë tanimë funksionojnë në Kosovë, si: M-Technologies, Kosova-Tex, Stone Castle, Solaborate, 3CIS, Trofta, Eskavatori, Baruti GMBH, Getrinke Vrella Sinalko, Lami Glass, Bavaria, Zero Pozitiv Publicist, Eurofol, Hotel Palace, Relux, Gjirafa, Leon Company, Kosova Wine, LiftKos e plot firma të tjera. Dera e Ministrisë së Financave do të jetë e hapur për të mbështetur këto biznese dhe biznese të tjera që mund të konsiderojnë Kosovën vend për investime.

Ndërsa, bizneset u pajtuan se normat tatimore në Kosovë nuk janë më problem për to. Kërkojnë që të thellohet reforma në drejtësi, që sistemi i drejtësisë të arrijë të zgjidhë rastet e kontesteve ekonomike me kohë dhe të vendos drejt dhe vetëm sipas ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …