Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nikoliq po e kërcënon Kosovën me luftë, unë nuk po e kërcënoj Serbinë

Në diskutimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kryetari i  Serbisë, Tomislav Nikoliq në fjalimin e tij duke iu referuar rastit të Ramush Haradinajt, ka thënë se ai po e kërcënon me luftë Serbinë. Ndaj deklaratave të presidentit serb ka reaguar Ramush  Haradinaj, i cili  në një postim të tij ka thënë se Nikoliq po e kërcënon  Kosovën me luftë e jo Ramush Haradinaj Serbinë. A ka qenë ai që para pak kohe, ka deklaruar se është i gatshëm që bashkë me djemtë e tij, të shkojë në Kosovë për të luftuar. “Ata le të rrinë në vendin e tyre e ta lënë Kosovën rahat e të mos i bien në qafë  asaj e as mua!. Unë e kam mbrojtur vendin tim dhe gjithmonë do ta mbroj dhe këtë mund ta marrin “kërcënim me luftë” vetëm ata që janë të sëmurë si ky farë Nikoliqi”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …