leoni

Tetori shënoi rritje çmimesh të konsumit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit” (IHÇK) për muajin tetor të vitit 2016.

Sipas këtij raporti, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.9% në muajin tetor 2016, krahasuar me muajin shtator të po këtij viti. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perimet 2.9% , rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse 21.0% – ngritje e çmimit të rrymës elektrike në një mesatare prej 39.7% për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2016 – 31 mars 2017; përdorimi i pajisjeve për transportin personal 1.3% , me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët -1.4% ; pemët -7.9%; shërbimet për transport -1.4% -(rënie e çmimit të biletave me aeroplan); pajisjet telefonike dhe të telefaksit -2.6%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.5% në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2016 me muajin tetor 2015 ishte 0.9%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.9% në muajin tetor 2016, dhe krahasuar me muajin tetor 2015 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish 1.2%; qumësht, djathë dhe vezë 1.3%; sheqer dhe ëmbëlsira 8.4%; duhan 5.1%; veshje 2.5%; rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse 1.6% – (ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje); shërbime për transport 12.4% – ngritje e çmimit të biletave me aeroplan, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra -1.4%; dhe pemë -5.7%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2% në IHÇK.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …