​Lumezi: Gjatë tre muajve vetëm një rast për financimin e terrorizmit

​Lumezi: Gjatë tre muajve vetëm një rast për financimin e terrorizmit

​Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka deklaruar se lufta kundër terrorizmit, pastrimit të parave krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për integrimet evropiane. Lumezi këto komente i bëri në punëtorinë me temë “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”. Sipas tij, tha se lufta kundër terrorizmit nuk duhet vetëm e një institucioni por bashkëpunimi i të gjitha institucioneve është i nevojshëm për sigurimin e informacioneve. Ai shtoi se bashkëngjitja e kosovarëve në luftërat e huaja ka bërë që Kuvendi të miratoi ligjin që dënon deri në 15 vjet ata që i bashkëngjiten luftërave të huaja siç janë ato në Siri dhe Irak. Kryeprokurori tha se gjatë tre mujorit të këtij viti ka pasur rënie të kallëzimeve penale për financimin e terrorizmit, pasi kanë pasur vetëm një rast me tre persona. Krejt kjo sipas tij është si rezultat i luftës ndaj kësaj dukurie. Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj tha se financimi i terrorizmit dhe pastrimit të parave është kërcënim global. Isufaj shtoi se institucionet janë angazhuar mjaftë shumë për parandalimin e këtij kërcënimi. Fehmi Hoti nga Policia e Kosovës theksoi se institucionet e Kosovës kanë caktuar si prioritet të saj për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave. Nga viti 2013, Hoti tha se PK ka trajtuar rreth 300 persona dhe subjekte për dyshime për financimin e terrorizmit. Drejtori i inteligjencës financiare, Dardan Nuhiu tha se luftimi efektiv i financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave është faktor kyç drejt integrimit në BE. Kjo punëtori është organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial në Kosovë, në kuader të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve te Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Besnik Tahiri: Kur jemi bashkë, gjithçka arrihet, gjithçka është e mundur

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur gëzimin e tij dhe ka …