leoni

Qeveria e Kosovës

​Serbët largohen prej Qeverisë

Të gjithë zyrtarët serbë në Qeverinë e Kosovës e kanë ngrirë pozitat e tyre si shenjë pakënaqësie për votimin e Ligjit për “Trepçën”. Ata kanë thënë se po i ngrijnë pozitat në të gjitha institucionet qeveritare. Ky vendim i serbëve vjen pasi deputetët serbë vendosën të ngrijnë pozitat në Parlament për shkak të Ligjit për Trepçën.

“Pa dashur që situatën ta bëjmë më të rëndë nga ç’është, në këtë moment vetëm do ta formalizojmë vendimin të cilin të tjerë në Prishtinë e kanë marrë në vend tonin. Ne e ngrijmë pjesëmarrjen tonë punën e Qeverisë së Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritarë në të cilat pjesëmarrja jonë do të ishte vetëm formale, e jo edhe thelbësore, pa njohjen e qëndrimeve tona dhe pa mundësi të ndikimit në vendimmarrje”, kanë porositur ministrat serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …