1 milionë e 400 mijë euro nga buxheti i Kosovës për deputetët e skaduar

1 milionë e 400 mijë euro nga buxheti i Kosovës për deputetët e skaduar

Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë shqyrtuar dhe aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, për vitet 2018-2020, ku përveç shpenzimeve të tjera janë paraparë edhe 1.4 milion euro për vitet 2018 dhe 2019 për deputetët që nuk rizgjidhen. Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi i ka raportuar për parashikimet në KASH për vitin 2018-2020, ka treguar se është paraparë që të ndahen mjete për pagesa për deputetët që nuk rizgjidhen në postin e deputetit.

 “Te kategoria e pagave për vitin 2018-të kemi paraparë 500 mijë euro më shumë. Ndërsa për vitin 2019-të, kemi paraparë 900 mijë euro më shumë po në total është 1 milion e 400 mijë euro. Kjo rritje është paraparë, për shkak se në vitin 2018 përmbyllet afati katër vjeçar i deputetëve edhe në zgjedhjet eventuale këto janë një buxhet i paraparë për paga për mandatin pasiv të deputetëve për kompensim. Është paraparë qysh nga viti 2018 dhe gjysma e vitit 2019.Te mallrat dhe shërbimet në kuadër të KASH-it kemi paraparë kërkesa shtesë sipas kërkesave tona si administratë 300 mijë euro për shpenzime të grupeve të miqësisë. Është paraparë që për deputetët e legjislaturës së re të kemi një buxhet prej 100 mijë euro për blerjen e laptopëve. Ndërsa 93 mijë e 241 euro për aktivitete të tjera të deputetëve”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se tek programi i administratës kanë në plane t’i punësojnë 20 persona në njësi të ndryshme në Administratë të Kuvendit.

Po ashtu Krasniqi ka thënë se edhe tek programi i stafit mbështetës politikë që nënkuptojnë këshilltarët politik, asistentët, vozitësit për të cilët parashihet të hapen edhe 30 pozita të reja. Krasniqi ka thënë se për vitin 2018 kanë paraparë një buxhet shtesë për sigurime shëndetësore dhe kanë paraparë t’i ndajnë 470 mijë euro, por nëse hyn në fuqi ligji për sigurimin shëndetësor tha se do të ndalet ky shërbim.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …