Numri i vizitorëve në Prekazin
legjendar, tashmë ka kaluar 11 milionë qysh nga përfundimi i luftës. Shqiptarët
nga mbarë bota vazhdojnë të vizitojnë kullën e Jasharajve për t’u njohur për së
afërmi me ngjarjen që shënoi kthesë në përhapjen e luftës çlirimtare. Ciceroni,
Xhevat Imeri, i cili punon në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, shpjegon çdo
ditë para vizitorëve të shumtë luftën, traditën, kulturën, patriotizmin e
atdhedashurinë e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Sylë Ukshini: Kuvendi nuk duhet të mbahet peng nga provokimet e Listës Serbe
Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjes …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
