Më 13 maj të vitit 1999, në fshatin Korishë të Prizrenit, avionët e NATO-s gabimisht goditën popullatën civile shqiptare

Më 13 maj të vitit 1999, në fshatin Korishë të Prizrenit, avionët e NATO-s gabimisht goditën popullatën civile shqiptare

Më 13 maj të vitit 1999, në fshatin Korishë të Prizrenit, avionët e NATO-s, gabimisht  goditën popullatën civile shqiptare, e cila mbahej e rrethuar nga forcat ushtarake, policore serbe, në pikë qëndrimin e tyre . Natën e 13 majit të vitit 1999, nga bombardimet u vranë 77 civilë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra, burra, pleq e plaka. Ishte  familja e gjerë Ahmetaj e këtij fshati ajo e cila me atë rast humbi 41 anëtarë të familjes së saj, pastaj familja Kukaj 12 anëtarë, familja Dakaj 4 anëtarë, familja Xhaferi 3 anëtarë, dhe familja Rexhaj një anëtar, të gjithë nga fshati Korishë i Prizrenit. Në tragjedinë e 13 majit të vitit 1999, pësuan edhe familja Suka nga fshati Bllacë i Therandës, e cila  ka humbur gjithsej 7 anëtarë, familja Palushi nga Budakova 3 anëtarë, dhe familja Behluli nga Mushtishti dhe familja Selimi nga Grejkoci i Suharekës kanë humbur nga një anëtarë të familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të aprovojë kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj …