Monthly Archives: April 2016

Caktohet pushteti i ri komunal në Preshevë

Sot në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare

Dje është nënshkruar  zyrtarisht marrëveshja ndërmjet Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve për pushtet lokal në komunën e Preshevës, këto dy subjekte janë pajtuar që së bashku të ndërtojnë udhëheqjen e re të pushtetit lokal. Në bazë të kësaj marrëveshje është caktuar …

Më shumë...

Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë

Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë

Komisioni qeveritar i Kosovës për personat e pagjetur mbajti një tryezë në Prishtinë lidhur me sfidat në procesin e zbardhjes së shqiptarëve, të cilët i ka zhdukur regjimi kriminal i Serbisë  gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Pjesëmarrës në tryezë ishin familjarë të këtyre personave, të cilët vazhdojnë të ngrenë si …

Më shumë...

Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime Nr. 239/2016

Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime Nr. 239/2016, lidhur me parashkrimin e procedurave gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve të Gjykatave Themelore në raste të kundërvajtjes. Ky Raport dëshmon seriozitetin e problemit të parashkrimit të rasteve të kundërvajtjes dhe tërheq vëmendjen për pasojat që shkakton ky …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me mbasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjornstad

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me mbasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjornstad

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti është takuar sot në selinë e BDI-së, në Tetovë, me Ambasadorin Norvegjez, z. Arne Sannes Bjornstad. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bjornstad biseduan për krizën politike në Maqedoni si dhe shtjelluan alternativat për dalje nga situata e vështirë politike.  Ai e njoftoi …

Më shumë...

Në 17-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni

Në 17-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni

Në 17-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni, sot nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Përçuku, së bashku me disa nga drejtorët dhe këshilltarë komunalë, familjarë dhe bashkëluftëtare, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur  kurora lulesh te varret e dëshmorëve, Muzaqi dhe Hyseni. Lavdi u qoftë …

Më shumë...

Komuna e Shtimes shënon 135-vjetorin e Betejës së Shtimes e Koshares të prillit të vitit 1881

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Në shënim  të 135-vjetorit të Betejës së forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Koshare, Slivovë dhe në Shtime, kundër forcave perandorake të Dervish Pashës, – më 28 prill 2016,  në orën 19.30 minuta në Sallën e Shtëpisë së Kulturës, në Shtime, përkujtohen: Sefë Kosharja, Mic Sokoli dhe trimat e …

Më shumë...

Mbrojtja e të Drejtës së Autorit sot, mbrojtje e Trashëgimisë Kulturore nesër

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, mori pjesë në konferencën “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” e cila u organizua në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, nga Agjencia e Pronësisë Industriale, MTI; Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta- MKRS; Sektori i Pronësisë Intelektuale- Doganat e …

Më shumë...

Në Mitrovicë u mbajt turnirin memorial në futsall

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, mori pjesë në turnirin memorial në futsall kushtuar heroit të Kombit Shemsi Ahmeti  “Komadant Shemi “. Të martën, mbi të gjitha u  kujtua dhe u  nderua e kaluara jonë e lavdishme, sakrifica  mbarë kombëtare shekullore e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë …

Më shumë...

Begaj priti drejtorin e kompanisë gjermane RTB GmbH, Rudolf Broher

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur drejtorin e kompanisë gjermane RTB GmbH & CO.KG, z.Rudolf Broher, me të cilin biseduan për mundësitë e investimeve në Malishevë, si dhe për mundësinë e ndihmës në sektorin social, përkatësisht në shëndetësinë e Komunës së Malishevës. Begaj dhe Broher, kanë vizituar …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit organizon debat me Publikun

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, fton të rinjtë, grupet rinore, shoqatat dhe organizatat tjera të shoqërisë civile, që të marrin pjesë në debatet publike për Rregulloren për punën vullnetare të të rinjve. Debatet zhvillohen sipas këtij orari: Në Rahovec, më 10 maj 2016, në orën 10:00 në …

Më shumë...

Kryeministri Mustafa vlerëson Fondin për Garanci Kreditore

Mustafa

Kryeministri, Isa Mustafa e ka cilësuar themelimin e Fondit për Garanci Kreditore si një ngjarje e madhe për ekonominë e Kosovës. Ai ka shprehur bindjen se si rezultat i këtij fondi do të ketë një numër të madh të të punësuarve, “Ky fond do të jetë shtyllë e fondit për …

Më shumë...

Njoftim për repelimin e kafshëve në Pagarushë dhe Goriq të Malishevës

Njoftohen banorët e Pagarushës dhe Goriqit të komunës së Malishevës, se të mërkurën  më 27 prill 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me këtë …

Më shumë...

Thaçi: Vendit po i rikthehet normaliteti politik

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se janë tejkaluar situatat e pakëndshme që kanë ndodhur mes pozitës dhe opozitës. Ai ka bërë të ditur se janë zhvilluar takime në nivele të ndryshme, në të cilat është biseduar për çështje të rëndësishme për vendin. “Sa i përket pozitës dhe opozitës …

Më shumë...

Jep dorëheqje sekretari i Nismës, Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i Nismës për Kosovën, Xhevat Bislimi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Ai ka akuzuar krerët e Nismës dhe AAK-së, për siç ka thënë ai, “antimarrëveshjen tinëzare’ për prishjen e opozitës së bashkuar. “Prandaj, prej dje edhe unë nuk jam më pjesë e subjektit …

Më shumë...

Të dhënat finale të rindërtimit të Informacioneve komunale kanë arritur në komunën e Shtimes

Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK), ka zhvilluar projektin e Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale (RIK), në Komunën e Shtimes në shtatë Zona Kadastrale (Shtime, Lagje e Pajtimit, Vojnoc, Davidoc, Gjurkoc, Rashincë dhe Muzeqinë). Këto ditë drejtori për Planifikim Urban, Kadastër dhe GJeodezi, z. Mehdi Salihu ka pranuar të dhënat finale të …

Më shumë...